Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MILITÁNT,~E mb., libr. 1. Që është anëtar i një partie a i një organizate dhe zhvillon një veprimtari të gjallë, duke luftuar me vendosmëri për të plotësuar programin e qëllimet e saj. I ri militant. Grup militant. U miqësua me shokë militantë.
2. fig. Që lufton aktivisht për një qëllim të lartë a për një kauzë, luftarak. Poetë militantë. Art militant. Letërsi militante. Vepër militante. Frymë militante.
MILITÁNT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. 1. Anëtar i një partie a i një organizate, që zhvillon një veprimtari të gjallë, duke luftuar me vendosmëri për të plotësuar programin e qëllimet e saj. Militantët morën kontrollin e qytetit.
2. fig. Luftëtar aktiv për një qëllim të lartë a për një kauzë; veprimtar.
MILITÁNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Anëtare e një partie apo e një organizate, që është aktive dhe e vendosur për të plotësuar programin e qëllimet e saj. Tërheq vëmendjen e militante…
Shfaq përkufizimin e plotë →MILITANTÍZ/ËM,~MI m., libr. Të qenët militant, qëndrim e veprimtari prej militanti; frymë luftarake, karakter militant. Militantizëm partiak. Militantizëm i tepruar. Vepron me mili…
Shfaq përkufizimin e plotë →MILITÁR,~E mb. Ushtarak. Njësit militar. Forca militare.
Shfaq përkufizimin e plotë →MILITARÍST,~E mb. Që ndjek politikën e militarizmit, që i shërben kësaj politike; që ka të bëjë me militarizmin ose me militaristët, i militarizmit ose i militaristëve; prej milita…
Shfaq përkufizimin e plotë →MILITARÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mbron luftën ose politikat luftarake, ithtar i militarizmit; luftënxitës. Militaristi premtoi fitore të plotë. Militaristët ndikuan te presidenti…
Shfaq përkufizimin e plotë →MILITARÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mbron luftën ose politikat luftarake, ithtare e militarizmit; luftënxitëse. Militaristet mendojnë se ushtria duhet të jetë mbi të gjitha inst…
Shfaq përkufizimin e plotë →MÍLITARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vënia e përkohshme e qytetarëve dhe e mjeteve ekonomike, politike, shoqërore e ushtarake në shërbim të luftës; kund. çmilitarizim. Militarizimi i e…
Shfaq përkufizimin e plotë →MILITARIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vë tërë jetën ekonomike, politike e shoqërore në shërbim të përgatitjes për luftë a për luftëra, duke rritur forcat ushtarake e armatimet. Kanë m…
Shfaq përkufizimin e plotë →MILITARIZÚAR (i, e) mb. Që është militarizuar; që militarizohet. Shtetet i militarizuar. Zonë e militarizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MILITARÍZ/ËM,~MI m. Besimi se një vend duhet të ndërtojë forcat e tij ushtarake dhe t’i përdorë ato për të mbrojtur veten dhe për të marrë atë që dëshiron; politikë në të cilën gat…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë