Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MILIÓNT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Një nga një milion pjesët e barabarta, në të cilat ndahet një e tërë. Një e milionta e një metri. Një e milionta e një kilogrami. Një e milionta e galaksive në hapësirë. Në një të miliontën pjesë të sekondës. Në sa të milionta pjesë të sekondës e kap veshi tingullin?
2. Një milion. Ta thashë për të miliontën herë.
MILIÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT dhe ~A, ~AT 1. Numri që është i barabartë me një mijë herë një mijë. Një milion banorë. Një mijë milion një miliard. Një gjysmë milioni.2. kryes. sh. Sasi …
Shfaq përkufizimin e plotë →MILIONADOLLÁRËSH,~E mb. Që arrin shuma prej miliona dollarësh. Investim milionadollarësh. Reklamë televizive milionadollarëshe. Tendera milionadollarësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →MILIONAÉUROSH,~E mb. Që arrin shuma prej miliona eurosh. Llogari bankare milionaeuroshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MILIONAFÍSH ndajf. Miliona herë më shumë nga sa është. Uroj t’ju kthehet gëzimi milionafish. U shpërblye milionafish. E zhbëri milionafish.
Shfaq përkufizimin e plotë →MILIONAVJEÇÁR,~E mb. Që zgjat miliona vjet; që kryhet në miliona vjet; që përbëhet nga disa milionë vjet. Një planet milionavjeçar. Kohë milionavjeçare.
Shfaq përkufizimin e plotë →MILIONÉR,~E mb. Që është shumë i pasur, që ka kapitale e pasuri me vlerë mbi një milion euro (dollarë) ose të shumë milionave në monedha të tjera. Familje milionere.
Shfaq përkufizimin e plotë →MILIONÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është shumë i pasur, ai që ka kapitale e pasuri që e tejkalon vlerën e një milion eurove (dollarëve) ose të milionave në monedha të tjera. Është nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →MILIONÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është shumë i pasur, ajo që ka kapitale e pasuri që e tejkalon vlerën e një milion eurove (dollarëve) ose të milionave në monedha të tjera. Mil…
Shfaq përkufizimin e plotë →MILIÓNËSH,~E mb. Që përbëhet prej disa milionësh. Masat milionëshe. Një shumicë milionëshe. Ushtri milionëshe. Nëntë qytetet ishin milionëshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MILIÓNËSH,~I m. sh. ~A, ~AT Shumë a shifër që përbëhet prej milionash. Tetë milionëshi që kishte shpenzuar bashkia. Kishte të drejtë të përdorte dhjetë milionëshin. Gjashtëqind mil…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë