Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIKROVÁL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Formë rrezatimi elektromagnetik me brez frekuencash midis valëve të radios dhe valëve infra të kuqe në spektrin midis 300 megahercë dhe 300 gigahercë dhe gjatësi vale midis 1 metër dhe 1 milimetër. Mikrovalët udhëtojnë në hapësirë me shpejtësinë e dritës.
2. Sobë e vogël që punon me valë elektromagnetike, e cila përdoret kryesisht për të ngrohur ushqimin, por mund të bëjë edhe pjekje të gatimeve (p.sh. për të pjekur një pulë etj.). Blej një mikrovalë. Ngroh supën në mikrovalë.
MIKROVALÓR,~E mb. 1. Që është rrezatim me mikrovalë ose që punon me mikrovalë. Sinjal (sistem, rrjet) mikrovalor. Sterilizues mikrovalor.2. si em. m. Furrë me mikrovalë. Mikrovalo…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROVÓLT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Njësi matëse e potencialit elektrik, e barabartë me një të miliontën e voltit (shkurt. μV).
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROVOLTMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT elektr. Voltmetër i kalibruar për të treguar vlerat e tensionit në mikrovolt.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë