Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIKROKÓPJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET teknol. Kopje audiovizuale e nivelit mikro. Mikrokopje në material transparent e prodhuar me anë të filmimit. Mikrokopje të librave.
MIKROKÁMER/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kamerë shumë e vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROKÁRT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT teknol. Kartë audiovizuale e nivelit mikro. Të dhënat e intervistave ruheshin në arkiva në formën e mikrokartave.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROKIMÍ,~A f. Degë e kimisë që merret me sasi të vogla materialesh, zakonisht më pak se një miligram në masë ose një mililitër në vëllim.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROKLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Klima e territoreve të vogla që kushtëzohet nga tiparet e relievit të dhënë; klima e një vendi të vogël. Mikroklimë e përshtatshme (e papërshtatshme)…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROKOINÉ,~JA f. Një nga varietet gjuhësore që janë pjesë e një koineje më të gjerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROKOMEDÍ,~A f. sh. ~, ~TË Komedi e vogël. Romani i tij krijon një mikrokomedi njerëzore.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROKONTÉKST,~I m. sh. ~E, ~ET Konteksti shumë i ngushtë. Mikrokontekste të njohura të përdorimit të frazeologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROKÓZMOS,~I m. Kozmos shumë i vogël; mikrobotë. Butrinti është vlerësuar mikrokozmos i historisë së Mesdheut.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROKREDÍ,~A f. sh. ~, ~TË Kredi e vogël që merret në bankë për t’u shlyer zakonisht për një afat të shkurtër kohor.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROKRISTÁL,~I m. sh. ~E, ~ET Strukturë kristalore që dallohet vetëm me mikroskop. Mikrokristalet, falë formës së tyre, depërtojnë në lëkurë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë