Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIKROFÓRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT teknol. Emërtim i përgjithshëm për mjete audiovizuale të nivelit mikro (mikrokartë, mikroskedë, kasetë mikrofilmi, bobinë mikrofilmi, kasetë me mikrofishë, shirit mikrofilmi etj.). Mikroforma kërkon pajisje të posaçme për lexim. Përdor makina leximi të mikroformave.
MIKROFÁG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Lloj qelize e bardhë e gjakut, e cila qarkullon në gjak dhe gëlltit baktere e substanca të tjera të panevojshme ose të dëmshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFARÁD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njësi matëse e kapacitetit elektrik e barabartë me një të miliontën (10-6) e faradit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÁUN/Ë,~A f. Tërësia e organizmave mikroskopikë që shfaqin cilësi të ngjashme me kafshët dhe kanë përmasa trupore zakonisht më të vogla se 0.1 mm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÍJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT biol. Element shumë i vogël në formë fijëzash brenda qelizës. Mikrofijëzat zhvendosin lëndët brenda qelizës. Evidentojmë mikrofijëzat me diametër 5-7 n…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÍLM,~I m. sh. ~A, ~AT Shirit i ngushtë filmi, në të cilin janë fotografuar në mënyrë të zvogëluar dokumente, libra, figura etj., që mund të lexohen me anën e një aparati zmad…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÍSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT teknol. Fishë audiovizuale e nivelit mikro. Mikrofishë njëngjyrëshe me polaritet negativ. Mikrofishë e planifikuar për t’u skanuar në të ardhmen.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFLÓR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Tërësia e mikroorganizmave bimorë, që gjenden në një mjedis natyror (në tokë, në det a në ajër) ose në ushqime. Mikroflora e tokës (e detit, e…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT Aparat i posaçëm që shndërron lëkundjet tingullore në lëkundje elektrike dhe që shërben për të përforcuar tingujt e për t’i përçuar në largësi. Foli në m…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFON/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I vendos mikrofonin dikujt para se të dalë në skenë a në një studio mediatike. Tekniku mikrofonoi të ftuarit para se të fillonte emisioni.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFOSÍL,~I m. sh. ~E, ~ET Fosil shumë i vogël që nuk mund të studiohet me sy të lirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë