Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIKROFILMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Hedhje në mikrofilm i një dokumenti duke përdorur madhësi të zvogëluar për lehtësi ruajtjeje. Kërkoj mikrofilmimin e materialeve.
2. Materiali i hedhur në mikrofilm. Gjej mikrofilmimet. Plotësoj kërkesën e dikujt për mikrofilmime.
MIKROFÁG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Lloj qelize e bardhë e gjakut, e cila qarkullon në gjak dhe gëlltit baktere e substanca të tjera të panevojshme ose të dëmshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFARÁD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Njësi matëse e kapacitetit elektrik e barabartë me një të miliontën (10-6) e faradit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÁUN/Ë,~A f. Tërësia e organizmave mikroskopikë që shfaqin cilësi të ngjashme me kafshët dhe kanë përmasa trupore zakonisht më të vogla se 0.1 mm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÍJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT biol. Element shumë i vogël në formë fijëzash brenda qelizës. Mikrofijëzat zhvendosin lëndët brenda qelizës. Evidentojmë mikrofijëzat me diametër 5-7 n…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÍLM,~I m. sh. ~A, ~AT Shirit i ngushtë filmi, në të cilin janë fotografuar në mënyrë të zvogëluar dokumente, libra, figura etj., që mund të lexohen me anën e një aparati zmad…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÍSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT teknol. Fishë audiovizuale e nivelit mikro. Mikrofishë njëngjyrëshe me polaritet negativ. Mikrofishë e planifikuar për t’u skanuar në të ardhmen.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFLÓR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Tërësia e mikroorganizmave bimorë, që gjenden në një mjedis natyror (në tokë, në det a në ajër) ose në ushqime. Mikroflora e tokës (e detit, e…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT Aparat i posaçëm që shndërron lëkundjet tingullore në lëkundje elektrike dhe që shërben për të përforcuar tingujt e për t’i përçuar në largësi. Foli në m…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFON/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I vendos mikrofonin dikujt para se të dalë në skenë a në një studio mediatike. Tekniku mikrofonoi të ftuarit para se të fillonte emisioni.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÓRM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT teknol. Emërtim i përgjithshëm për mjete audiovizuale të nivelit mikro (mikrokartë, mikroskedë, kasetë mikrofilmi, bobinë mikrofilmi, kasetë me mikro…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë