Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIKROEKONOMÍ,~A f., ek. Studimi se si bizneset, familjet dhe individët shpërndajnë burime të kufizuara brenda një ekonomie. Mikroekonomia merret me vendimet ekonomike të bëra në një nivel të ulët ose mikro. Mikroekonomi bujqësore degë e ekonomisë që studion problemet ekonomike të fermave të veçanta, faktorët e prodhimit bujqësor dhe mundësitë e maksimalizimit të të ardhurave bujqësore familjare.
MIKROEKONOMÍK,~E mb. Që lidhet me mikroekonominë, që i përket mikroekonomisë ose që është karakteristike për mikroekonominë, i mikroekonomisë. Planifikimi mikroekonomik. Teoria mik…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROEKOLOGJÍ,~A f. Ekologjia e një mikrohabitati.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROEKOSISTÉM,~I m. Ekosistem me përmasa gjeografike shumë të zvogëluara dhe me shumëllojshmëri të kufizuar biologjike (p.sh. një trung peme etj.).
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROELEMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Element kimik (si bakri, bori, jodi, flori, magnezi, zinku etj.), që gjendet në trajtë gjurme në organizmat shtazorë e bimorë. Studimi (përdorim…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë