Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIKROBÓT/Ë,~A f., libr. 1. Bota e madhësive shumë të vogla, botë e atomeve, e elektroneve etj.; kund. makrobotë. Njerëzimi po pëson viktima nga mikrobota e padukshme.
2. fig. Mjedis shumë i ngushtë i jetesës a i të menduarit të dikujt; rrethi i interesave të vogla e të ngushta të një njeriu, bota e vogël e një njeriu. Jeton në mikrobotën e vet. Mikrobota e një burokrati.
MIKROBÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kompj., tek. Mikrorobot. Mikrobotët kanë aftësi të ndryshojnë formë në mënyrë efektive.
MIKRÓB,~I m. sh. ~E, ~ET biol., mjek. 1. Organizëm shumë i vogël njëqelizor, që gjendet në ujë, në ajër, në tokë e në qenie të gjalla dhe kalbëzon e tharbëton lëndët organike ose s…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Njësi matjeje e shtypjes atmosferike e barabartë me të miliontën e barit. Presioni arriti deri në 50 mikrobar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBIOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist në degën e mikrobiologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBIOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Specialiste në degën e mikrobiologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBIOLOGJÍ,~A f. 1. Degë e biologjisë, shkenca që studion mikroorganizmat ose qeniet e gjalla njëqelizore. Zhvillimi i mikrobiologjisë. Merret me mikrobiologji.2. Lëndë mësimore…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBIOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me mikrobiologjinë, që i përket mikrobiologjisë, i mikrobiologjisë. Studime mikrobiologjike. Laborator mikrobiologjik. Analizë mikrobiologjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kompj. Kompjuter në përmasa të vogla saqë mund të mbahet në xhep, me përdorime të shumta, veçanërisht për nxënësit e shkollave fillore që të mësojnë kod…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBIZNÉS,~I m. sh. ~E, ~ET Biznes i vogël me një a disa punëtorë dhe me shitje e fitime të kufizuara. Inkurajimi i mikrobiznesit. Mbështetja e mikrobizneseve.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBMBÁRTËS,~E mb., spec. 1. Që mbart mikrobe a baktere. Rëndësia e pastërtisë për mbrojtjen nga sëmundjet mikrobmbartëse.2. si em. m. e f. Organizëm a send që mbart mikrobe.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBMBÝTËS,~E mb., spec. 1. Që mbyt mikrobet; që përdoret për të mbytur mikrobet; baktermbytës. Lëndë mikrobmbytëse.2. si em. m. Lëndë a proces që mbyt mikrobet.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBORGJÉZ,~E mb. 1. Që ka të bëjë me mikroborgjezinë a me mikroborgjezin, që i përket mikroborgjezisë a mikroborgjezit, i mikroborgjezisë a i mikroborgjezit. Shtresë mikroborgje…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBORGJÉZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesëtar i shtresës së mikroborgjezisë, borgjez i vogël. Familje mikroborgjezësh. Mendon si mikroborgjez.2. fig., keq., vjet. Ai që vë interesin e…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBORGJÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pjesëtare e shtresës së mikroborgjezisë, borgjeze e vogël.2. fig., keq., vjet. Ajo që vë interesin e ngushtë vetjak mbi interesin e përgjithshë…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBORGJEZÍ,~A f. Shtresa më e ulët e klasës së mesme, e cila përfshin pronarët e vegjël, zejtarët, zanatçinjtë etj.; borgjezia e vogël. Shtresat e mikroborgjezisë. Përfaqësuesit…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kompj., tek. Mikrorobot. Mikrobotët kanë aftësi të ndryshojnë formë në mënyrë efektive.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBOTÍK/Ë,~A f., kompj., tek. Mikrorobotikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÚS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT trans. Autobus i vogël me jo më shumë se gjashtëmbëdhjetë ulëse; minibus. Një mikrobus me dymbëdhjetë pasagjerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBVRÁSËS,~E mb., spec. 1. Që vret mikrobe a baktere. Aciditeti i gojës ka funksion mikrobvrasës.2. si em. m. Diçka që vret mikrobet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë