Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIKROBORGJÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pjesëtare e shtresës së mikroborgjezisë, borgjeze e vogël.
2. fig., keq., vjet. Ajo që vë interesin e ngushtë vetjak mbi interesin e përgjithshëm të shoqërisë, që është dhënë pas përfitimeve vetjake dhe përpiqet vetëm për mirëqenien e vet; ajo që ka veti të një mikroborgjezeje (konsiderohej njeri i papranueshëm në sistemin socialist ose komunist).
MIKROBORGJÉZ,~E mb. 1. Që ka të bëjë me mikroborgjezinë a me mikroborgjezin, që i përket mikroborgjezisë a mikroborgjezit, i mikroborgjezisë a i mikroborgjezit. Shtresë mikroborgjeze. Me prejardhje mikroborgjeze.
2. keq., vjet. Që është veçori e sjelljes a e mënyrës së të menduarit të një mikroborgjezi (konsiderohej tipar i kritikueshëm dhe i dënueshëm në sistemin socialist ose komunist). Koncept (qëndrim, kuptim) mikroborgjez. Ideologji mikroborgjeze. Egoizëm mikroborgjez. Sedër mikroborgjeze. Shfaqje mikroborgjeze. Frikë mikroborgjeze.
MIKROBORGJÉZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesëtar i shtresës së mikroborgjezisë, borgjez i vogël. Familje mikroborgjezësh. Mendon si mikroborgjez.
2. fig., keq., vjet. Ai që vë interesin e ngushtë vetjak mbi interesin e përgjithshëm të shoqërisë, që është dhënë pas përfitimeve vetjake dhe përpiqet vetëm për mirëqenien e vet; ai që ka veti të një mikroborgjezi (konsiderohej njeri i papranueshëm në sistemin socialist ose komunist). Ishte bërë një mikroborgjez.
MIKRÓB,~I m. sh. ~E, ~ET biol., mjek. 1. Organizëm shumë i vogël njëqelizor, që gjendet në ujë, në ajër, në tokë e në qenie të gjalla dhe kalbëzon e tharbëton lëndët organike ose s…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Njësi matjeje e shtypjes atmosferike e barabartë me të miliontën e barit. Presioni arriti deri në 50 mikrobar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBIOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist në degën e mikrobiologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBIOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Specialiste në degën e mikrobiologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kompj. Kompjuter në përmasa të vogla saqë mund të mbahet në xhep, me përdorime të shumta, veçanërisht për nxënësit e shkollave fillore që të mësojnë kod…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBIZNÉS,~I m. sh. ~E, ~ET Biznes i vogël me një a disa punëtorë dhe me shitje e fitime të kufizuara. Inkurajimi i mikrobiznesit. Mbështetja e mikrobizneseve.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kompj., tek. Mikrorobot. Mikrobotët kanë aftësi të ndryshojnë formë në mënyrë efektive.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBOTÍK/Ë,~A f., kompj., tek. Mikrorobotikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÓT/Ë,~A f., libr. 1. Bota e madhësive shumë të vogla, botë e atomeve, e elektroneve etj.; kund. makrobotë. Njerëzimi po pëson viktima nga mikrobota e padukshme.2. fig. Mjedis…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÚS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT trans. Autobus i vogël me jo më shumë se gjashtëmbëdhjetë ulëse; minibus. Një mikrobus me dymbëdhjetë pasagjerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë