Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIKRÓB,~I m. sh. ~E, ~ET biol., mjek. 1. Organizëm shumë i vogël njëqelizor, që gjendet në ujë, në ajër, në tokë e në qenie të gjalla dhe kalbëzon e tharbëton lëndët organike ose shkakton sëmundje të ndryshme; bakter. Mikrob i dëmshëm (i dobishëm). Mikrobe vdekjeprurëse. Mikrobi i tifos (i tuberkulozit, i fruthit, i tërbimit). Zhvillimi (luftimi) i mikrobeve.
2. fig. Diçka e dëmshme dhe e keqe, diçka që të bren përbrenda e të shqetëson; krimb. Mikrobi i indiferentizmit (i materializmit, i interesit vetjak, i mendjemadhësisë). U futi mikrobin e grindjes. U ka hyrë mikrobi. Iu bë mikrob (duhani, një ves).
3. fig. Njeri parazit, i dëmshëm për shoqërinë. Mikrobet e shoqërisë.
4. fig. Njeri që s’na ndahet, që na mërzit shumë e s’e durojmë dot. Na u bë mikrob.
MIKROBÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Njësi matjeje e shtypjes atmosferike e barabartë me të miliontën e barit. Presioni arriti deri në 50 mikrobar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBIOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Specialist në degën e mikrobiologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBIOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Specialiste në degën e mikrobiologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kompj. Kompjuter në përmasa të vogla saqë mund të mbahet në xhep, me përdorime të shumta, veçanërisht për nxënësit e shkollave fillore që të mësojnë kod…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBIZNÉS,~I m. sh. ~E, ~ET Biznes i vogël me një a disa punëtorë dhe me shitje e fitime të kufizuara. Inkurajimi i mikrobiznesit. Mbështetja e mikrobizneseve.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBMBÝTËS,~E mb., spec. 1. Që mbyt mikrobet; që përdoret për të mbytur mikrobet; baktermbytës. Lëndë mikrobmbytëse.2. si em. m. Lëndë a proces që mbyt mikrobet.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kompj., tek. Mikrorobot. Mikrobotët kanë aftësi të ndryshojnë formë në mënyrë efektive.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBOTÍK/Ë,~A f., kompj., tek. Mikrorobotikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÓT/Ë,~A f., libr. 1. Bota e madhësive shumë të vogla, botë e atomeve, e elektroneve etj.; kund. makrobotë. Njerëzimi po pëson viktima nga mikrobota e padukshme.2. fig. Mjedis…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÚS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT trans. Autobus i vogël me jo më shumë se gjashtëmbëdhjetë ulëse; minibus. Një mikrobus me dymbëdhjetë pasagjerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë