Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIKRO- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që i përgjigjet kuptimit të fjalës i vogël, p.sh. mikroalbum, mikrobotë, mikroekonomi, mikrofaunë, mikrofilm, mikroklimë, mikro…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKRÓB,~I m. sh. ~E, ~ET biol., mjek. 1. Organizëm shumë i vogël njëqelizor, që gjendet në ujë, në ajër, në tokë e në qenie të gjalla dhe kalbëzon e tharbëton lëndët organike ose s…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Njësi matjeje e shtypjes atmosferike e barabartë me të miliontën e barit. Presioni arriti deri në 50 mikrobar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kompj. Kompjuter në përmasa të vogla saqë mund të mbahet në xhep, me përdorime të shumta, veçanërisht për nxënësit e shkollave fillore që të mësojnë kod…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT kompj., tek. Mikrorobot. Mikrobotët kanë aftësi të ndryshojnë formë në mënyrë efektive.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÓT/Ë,~A f., libr. 1. Bota e madhësive shumë të vogla, botë e atomeve, e elektroneve etj.; kund. makrobotë. Njerëzimi po pëson viktima nga mikrobota e padukshme.2. fig. Mjedis…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROBÚS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT trans. Autobus i vogël me jo më shumë se gjashtëmbëdhjetë ulëse; minibus. Një mikrobus me dymbëdhjetë pasagjerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÁG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Lloj qelize e bardhë e gjakut, e cila qarkullon në gjak dhe gëlltit baktere e substanca të tjera të panevojshme ose të dëmshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÍLM,~I m. sh. ~A, ~AT Shirit i ngushtë filmi, në të cilin janë fotografuar në mënyrë të zvogëluar dokumente, libra, figura etj., që mund të lexohen me anën e një aparati zmad…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT Aparat i posaçëm që shndërron lëkundjet tingullore në lëkundje elektrike dhe që shërben për të përforcuar tingujt e për t’i përçuar në largësi. Foli në m…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROKIMÍ,~A f. Degë e kimisë që merret me sasi të vogla materialesh, zakonisht më pak se një miligram në masë ose një mililitër në vëllim.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROLÍT,~I m. sh. ~E, ~ET arkeol. 1. Vegël e vogël prej guri stralli të mprehur dhe të lëmuar si teh thike, i cili i ngjan një dhëmbi ose një sharre dhe është përdorur si mjet ve…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKRÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Një e mijta pjesë e milimetrit. Qese njëpërdorimëshe me trashësi deri në 70 mikronë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROÓM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Njësi matjeje e barabartë me një të miliontën e një omi.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROPÍL,~I m., biol. Vrimë e vogël në mbulojën e farës, përmes së cilës poleni hyn për të bërë fekondimin.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROPLÉH,~U m. sh. ~RA, ~RAT 1. Pleh në formë pluhuri a në formë grimcash të imëta.2. Lloje të ndryshme të këtij plehu të grimcuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROSKÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT opt. Mjet optik i përbërë prej disa thjerrëzash të fuqishme, i cili përdoret për të zmadhuar ose për të parë trupa të vegjël që nuk mund të shihen vetëm…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROTÓN,~I m. sh. ~E, ~ET muz. Interval më i vogël se gjysmëtoni.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROTÚB,~I m. sh. ~A, ~AT biol. Mikrogypth.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKROÇÍ́P,~I m. sh. ~E, ~ET kompj., tek. Pjesë shumë e vogël me qark elektronik, e mbështjellë me silikon, që integrohet në një kompjuter a në një pajisje tjetër; çip. Mikroçipet e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë