Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIKPRÉMJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET etnogr. 1. Dhunë a vrasje që i bëhet dikujt që është mik në shtëpinë e një malësori, kur dikush dhunon a vret një njeri që është mik në besë të një malësori; mikprerje; besëprerje. Për malësorin mikpremja është gjë e rëndë.
2. Mungesë e marrjes së hakut për dhunën a vrasjen që i bëhet dikujt që është mik në shtëpinë e një malësori. Kuvendi ia djeg shtëpinë dikujt për mikpremje.
MIKPRÉMË mb., etnogr. Që i ka ndodhur një mikpremje, që i kanë bërë dhunë a vrasje mikut i cili është në besën e një malësori. Kurrë nuk ka qenë burrë mikpremë e i koritur. Fjala …
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKPRÉRJ/E,~A f., etnogr. Prerja e mikut në besë; besëprerje, mikpremje. Zakone e doke që lidhen me mikprerjen.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKPRÉR/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT etnogr. Ai të cilit i ishte prerë miku në besë ose i ishte vrarë në shtëpinë e tij pa i marrë gjakun. Gjakun e të vrarit e merrte mikpreri.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIKPR/ÉS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. 1. Pres miqtë me bujari dhe zemërgjerësi në shtëpinë time a në vendin tim. Mikpres mysafirët. I mikpritëm me shumë dashuri ata fëmijë në familjen to…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë