Fjalori
MIKLUAR

MIKLÚAR (i, e) mb. 1. I përkëdhelur, i ledhatuar. Ajo u ndje e mikluar nga fjalët e tij.
2. I lajkatuar.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MIKLOJ
MIKLOJ

MIKL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E përkëdhel duke e lëmuar a duke i shkuar dorën me dashuri mbi kokë, mbi supe etj., ledhatoj. I miklonte flokët mbesës (fëmijës). I mikloi kokën (ballin, fytyrën, faqet, dorën) vogëlushit. Mikloj një kafshë (një mace, një qen, një kalë).
2. E kënaq dikë me një dhuratë a diçka tjetër, e marr me të mirë, ia bëj qejfin. Do ta miklonte veten me një udhëtimbregdet.
3. Ia prish mendjen duke e përkëdhelur me fjalëbukura e të ëmbla, e lajkatoj; e josh dhe e mashtroj me përkëdhelje. E mikloi me lëvdata.
4. fig., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetorrasën kallëzore). tërheq, më josh, më bën për vete. E mikloi gjumi. E miklonte muzika (poezia). E mikloi ideja se mund t’ia hidhte me një rrëfim.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.