Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MIGRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lëvizje e personave nga një vend, shtet ose rajon për t’u vendosur në një tjetër, zakonisht për arsye ekonomike; shtegtim. Migrimi ka ndikuar në uljen e numrit të popullsisë.
2. Ndryshon vendbanim përkohësisht duke lëvizur në mënyrë sezonale nga një rajon në një tjetër; shtegtim. Migrimi i zogjve.
3. kompj. Zgjedhje, përgatitje, nxjerrje dhe transferim i përhershëm i të dhënave nga një sistem në një sistem tjetër. Migrimi i të dhënave. Aplikacioni i migrimit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë