Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÍELL,~I m. sh. ~RA, ~RAT 1. Pluhur i imët, që bëhet duke bluar drithin dhe që përdoret për të bërë bukë e për gatesa të tjera. Bukë me miell të bardhë (të zi, integral). Miell i hollë (i imët, i trashë). Miell gruri (misri, orizi). Marr miellin për të bërë petulla. Maja e miellit. Fabrika e miellit. Një dorë miell. Sit miellin. I butë si miell. Nuk mbahet shtëpia me miell hua. (fj. u.).
2. Pluhuri që del kur thërrmohen imët, bluhen ose përpunohen disa lëndë. Miell patatesh (salepi). Miell mishi (peshku). Miell gjaku (qumështi). Miell kockash (eshtrash). Miell druri (sharre). Miell guri (tullash). Miell bari (jonxhe, rrënjash). E bëri miell e bloi a e thërrmoi imët. I lirë në miell, i shtrenjtë në krunde. (fj. u.) nuk kursen aty ku duhet. Guri që punon shtruar bën miell të butë. (fj. u.) ai që është këmbëngulës dhe pa shumë fjalë bën punë të mirë.
3. Përdoret si pjesë e dytë në një varg emërtimesh të pathjeshta të disa kandrrave, që zakonisht ushqehen me miell: Brumbulli i miellit. Flutura (tenja) e miellit. Merimanga e miellit.
♦ U bë për ta lyer me miell (dikush) shak. Ka shumë kohë që nuk e kam takuar; nuk ka ardhur prej kohësh për vizitë a për të ndenjur dhe më ka marrë malli shumë për të; po e pres me shumë mall; më ranë sytë (për dikë); ma bëri syrin bakër (dikush); kund. nuk më preu barku (për dikë). Bën *bakllava me miell thekre (dikush). E bëri *drithë e miell (dikush). I ka rënë mielli (dikujt) është thinjur krejt, është zbardhur nga flokët. S’të bluan miell (dikush) nuk të mbaron punë, nuk të ndihmon për zgjidhjen e një problemi; nuk është i aftë për asgjë; të lë në baltë; është avull kungulli; s’lëshon gjë në brazdë; kund. të mbaron punë (dikush). Bluan miell të hollë (dikush) thotë gjëra të mençura, është i mprehtë nga mendja; pret (tjerr) hollë. *Brumë i një mielli. *Buka e një mielli. Kemi ngrënë një *hambar miell (bashkë). I lirë në miell e i shtrenjtë në krunde (dikush). 1. Harxhon pa kursim diçka të vlefshme e kursen diçka tjetër më pak të vlefshme; i lirë në djathë e i shtrenjtë në hirrë; ruan me trastë e prish me thasë. 2. Bën lëshime për gjëra të çmuara e nuk lëshon për gjëra të parëndësishme. *Majë mielli. I ka marrë era miellin (dikujt). 1. Ka humbur shumë e nuk është në gjendje të fitojë përsëri. 2. Është çoroditur e s’e mbledh dot veten; s’është mirë nga trutë; fluturon kot. I merr krundet për miell (dikush) mashtrohet lehtë e ngatërron të keqen nga e mira, nuk ndan dot të dobishmen nga e padobishmja. Marr miell hua. 1. Kam marrëdhënie të mira me dikë, jemi miq të mirë (për dy familje a për dy veta). 2. Keq. Nuk jam aq i zgjuar e nuk ia them vetë për diçka; nuk kam mendim timin të pavarur, dëgjoj e përsërit ç’thonë të tjerët; flas, mendoj a veproj siç më thotë dikush, huazoj mendimet e të tjerëve. E mbahet me miell hua (dikush) nuk ka të ardhura, është i varfër, jeton me lëmoshën e mëshirën e të tjerëve; mezi siguron jetesën. *Mi në miell. Miell pa krunde njeri i ndershëm, i pastër e i mirë; që s’ka asnjë ligësi në shpirt; arë pa e jer; arë e harrur; pika e parë2. Miell i pasitur. 1. Diçka e cilësisë jo të mirë ose që nuk është pastruar nga lënda e pavlefshme. 2. Mospërf. Njeri (zakonisht i ri) i papjekur; kalama. Miell i një thesi njerëz të njëjtë, të njëllojtë, të një brumi; njerëz me të njëjtat veti a shije. Miell nga thesi i botës (i huaj) iron. Punë a vepër e tjetërkujt, që s’është vepër vetjake e dikujt; diçka e marrë nga të tjerët (fjalë, mendim etj.). *Sytë nga qielli e duart nga mielli. I shet krundet për miell (dikush) ta hedh, të mashtron, të jep a të thotë diçka që s’të duhet; e paraqit diçka të keqe si diçka të mirë; e shet gjizën për djathë; e shet hirrën (shëllirën) për qumësht. Shto miell e shto *ujë (dikush). Si *thesi e mielli mospërf.
MIELLÁZ/Ë,~A f. 1. Borë e imët si miell.2. Pluhur bore që ngrihet kur fryn era.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIÉLLNA,~T m. vet. sh. Vendi ku shitet miell në treg.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIELL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E lyej ose e pudros me miell.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIELLÓR,~E mb., libr. 1. Që është i imët si miell. Shtresë miellore.2. Që bëhet me miell, që përmban miell, i miellt. Gatesë miellore.
Shfaq përkufizimin e plotë →MÍELLT (i, e) mb. 1. Që është bërë miell; që është si miell. Patate të miellta. Qumësht i miellt. Në gjendje të miellt.2. Që është pjekur dhe është zbutur (për pemët); miellës. Mol…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIELLZÍM,~I m. Bluarje ose thërrmim i imët i diçkaje. Miellzimi i patateve (i jonxhës, i bërsive). Industria (fabrika) e miellzimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIELLZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bluaj imët diçka të fortë a të tharë dhe e bëj miell; thërrmoj imët diçka dhe e bëj si miell. Miellzoj barin (farërat e pambukut). Miellzoj mishin (…
Shfaq përkufizimin e plotë →MIÉLLËS,~E mb. 1. Që është pjekur shumë dhe është zbutur (për pjeprin ose për një pemë). Pjepër miellës. Dardhë miellëse.2. Që është i butë si miell, i miellt.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIELÍN,~I m., anat., mjek., kim. Material i butë, i bardhë, që formon një shtresë të trashë rreth disa qelizave nervore.
Shfaq përkufizimin e plotë →MIELINÍK,~E mb., anat., mjek., kim. Që lidhet me mielinin, që i përket mielinit, i mielinit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë