Fjalori
MIDE

MIDÉ,~JA f. sh. ~, ~TË bised. 1. vet. nj. Stomak. Vuan nga mideja.
2. vet. nj. Dëshirë për të ngrënë, oreks. I erdhi mideja. Sa për të hapur midenë. Nuk ka mide.
3. fig. Qejf. I shkon pas midesë dikujt. Ia do mideja i pëlqen, e ka qejf. Ia prishi midenë. E bëri për të kënaqur midetë e tij.
Sin.: stomak, oreks, qejf.
Ma gjeti midenë (dikush a diçka) ma zbuloi shijen a ëndjen dhekënaqi, më përmbushi a më plotësoi diçka që më pëlqen; ma gjeti zemrën; më erdhi pas qejfit. I shkon (i vjen) pas midesë (dikujt). 1. Është ashtu si e do ai, i pëlqen a i përshtatet; ia plotëson dëshirën, e kënaq; i bie (i shkon) për shtat. 2. Nuk ia prish a nuk ia kthen fjalën dikujt, bën si do ai; i shkon pas hullie. S’ma tret mideja (diçka) shih s’ma tret (s’ma honeps) stomaku (diçka).


Rezultate të ngjashme

MIDEHÓLLË mb. Që ka kërkesa të veçanta për ushqimin e pijet dhe mezi zgjedh e mezi kënaqet, nazeli, nazemadh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.