Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
METROPOLÍ,~A f. sh. ~, ~TË fet. 1. Qendra kishtare e një zone, ku shtrihet pushteti kishtar i arqipeshkvit a i arqipeshkopit, në vendet ku vepron besimi katolik ose ortodoks; mitropoli. Metropolia e Shkodrës. Në metropolinë e Gjirokastrës.
2. Kisha të veçanta që bashkohen në një provincë kishtare të kufizuar nga një territor i përcaktuar, provincë kishtare; organizim tradicional për koordinimin e punës baritore dhe të ungjillëzimit në një territor të caktuar; mitropoli.
METROPÓL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Qyteti më i madh a më i zhvilluar në një vend a në një shtet; kryeqytet. Ritmi i shpejtë i zhvillimit në metropolet moderne. Shëtit metropolet e rajonit. Jeton larg zhurmës së metropolit.
2. Qendër kryesore e një veprimtarie. Metropol bankar. Metropol i artit. Metropol i krimit të organizuar.
3. fet. Qytet i cili është kryeqendër e një metropolie kishtare; Vatikani. Kanonet e rrepta të metropolit.
4. fig. E drejtë a privilegj që ka dikush mbi diçka.
METROPOLÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. 1. Titull i lartë i peshkopit, midis patriarkut dhe arqipeshkopit, në kishën ortodokse.2. Arqipeshkëvi që kryen shërbimin e vet në një metropoli,…
Shfaq përkufizimin e plotë →METROPOLÍT,~E mb. Që i përket një metropoli kishtar ose një metropoliti, i metropolit kishtar ose i metropolitit; metropolitan2. Kisha metropolite e Elbasanit. Në selinë metropolit…
Shfaq përkufizimin e plotë →METROPOLITÁN,~E mb. 1. Që lidhet me metropolin, që i përket metropolit, i metropolit. Hapësirë metropolitane me popullsi të madhe. Qyteti më i populluar metropolitan.2. fet. Që lid…
Shfaq përkufizimin e plotë →METROPOLITÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. kryes. sh. Banorët e një qyteti të madh, banorët e një zone metropolitane. Metropolitanët e zhurmshëm dhe karnavalet e tyre. Metropolitanët e rrje…
Shfaq përkufizimin e plotë →METROPOLITÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Selia episkopale.
Shfaq përkufizimin e plotë →METROPÓL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Qyteti më i madh a më i zhvilluar në një vend a në një shtet; kryeqytet. Ritmi i shpejtë i zhvillimit në metropolet moderne. Shëtit metropolet e rajon…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë