Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
METODÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Specialist për metodikën e dhënies së mësimit të një lënde në shkollë. Është metodist për shkollën fillore. Ka qenë metodist i matematikës (i muzikës). Ishte metodist shumë i mirë.
2. fet. Anëtar i një kishe ungjillore protestante të themeluar në Angli në fillim të viteve 1700 që e mori këtë emër për shkak të përkushtimit dhe të studimit metodik të shkrimeve të shenjta.
3. fet., vet. sh. Kisha Metodiste.
METODÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Specialiste për metodikën e dhënies së mësimit të një lënde në shkollë. Është metodiste e aftë në klasë.2. fet. Anëtare e Kishës Metodiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →METODÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me metodën ose me metodikën e një pune, që merret me metodën e një fushe të veprimtarisë; që i përket metodës ose që lidhet me të. Sistemi i problem…
Shfaq përkufizimin e plotë →METODIKÍSHT ndajf. Në aspektin metodik; sa i takon metodikës. Fushatë e planifikuar metodikisht. Pyetje që bëhen metodikisht për të mbledhur të dhëna.
Shfaq përkufizimin e plotë →METODÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tërësi e metodave, e rregullave dhe e mënyrave që përdoren në një fushë të caktuar të veprimtarisë për të studiuar diçka ose për të kryer një punë. U…
Shfaq përkufizimin e plotë →METODÍZ/ËM,~MI m., fet. Besimi dhe mënyra e organizimit në Kishën Metodiste. Ithtarët e metodizmit. Ndikimi i metodizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë