Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
METAMORFÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. biol. Ndryshim i rëndësishëm në trajtën e jashtme, në ndërtimin e organeve e në mënyrën e jetesës, që pësojnë disa lloje kafshësh gjatë zhvillimit historik ose gjatë kohës së rritjes deri në zhvillimin e tyre të plotë, duke kaluar shkallë-shkallë nëpër disa faza. Metamorfoza e kandrrave. Metamorfoza e bretkosës.
2. fig., libr. Ndryshim i madh e i dukshëm që pëson dikush a diçka. Metamorfozë e çuditshme. Metamorfoza e ideve të dikujt. Pësoi një metamorfozë të menjëhershme.
METAMORFÍK,~E mb. Që lidhet me metamorfozën, që i përket metamorfozës, i metamorfozës; që ka pësuar një shndërrim. Shkëmbinj metamorfikë të formuar nga shndërrimet e shkëmbinjve pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →METAMORFIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Transformim i plotë duke ia ndryshuar dikujt a diçkaje formën, pamjen, apo edhe përmbajtjen. Disa tregime kanë të bëjnë me metamorfizimin e njerëzve…
Shfaq përkufizimin e plotë →METAMORFÍZ/ËM,~MI m. sh. ~A, ~AT Shndërrim në pamje, në brendësi, në karakter a në funksion. Zjarret nëntokësore të qymyrit mund të shkaktojnë metamorfizëm të shkëmbit. Përdor meta…
Shfaq përkufizimin e plotë →►METAMORFOZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shndërrohem plotësisht në formë, pamje dhe përmbajtje. Personazhi endacak metamorfizohet në lule akulli.2. pës. e METAMORFOZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →METAMORFOZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E shndërroj plotësisht duke ia ndryshuar formën, pamjen, apo edhe përmbajtjen (për dikë ose për diçka). Magjistarja e metamorfizoi vëllain e mad…
Shfaq përkufizimin e plotë →METAMORFOZÚAR (i, e) mb. Që është metamorfizuar. Plaka e metamorfizuar në breshkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë