Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
METALURGJÍ,~A f. 1. Degë e industrisë së rëndë që merret me prodhimin e metaleve e të lidhjeve të tyre nga mineralet e nga disa lëndë të tjera të para, si dhe me përpunimin e tyre. Metalurgjia e zezë. Metalurgjia me ngjyra. Metalurgjia përpunuese. Metalurgjia e bakrit. Uzina e metalurgjisë. Punëtorët dhe teknikët e metalurgjisë.
2. Shkenca që merret me mënyrat e prodhimit të metaleve, të lidhjeve të tyre si edhe të përpunimit të tyre. Shfrytëzimi i energjisë së ujit në metalurgji.
METALURGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë ose që merret me prodhimin e me përpunimin e metaleve e të lidhjeve të tyre, që i përket metalurgjisë, i metalurgjisë. Industria metalurgjike. Komb…
Shfaq përkufizimin e plotë →METALURGJÍK,~U m., bised. Kombinat a uzinë ku prodhohen metalet e lidhjet e tyre dhe ku bëhet përpunimi i tyre. Metalurgjiku i Elbasanit. Punëtorët e metalurgjikut.
Shfaq përkufizimin e plotë →METALÚRG,~E mb. Që punon në metalurgji, që merret me shkrirjen e metaleve. Inxhinier metalurg. Punëtor (teknik, inxhinier) metalurg.
Shfaq përkufizimin e plotë →METALÚRG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që punon në metalurgji, ai që merret me shkrirjen e metaleve. Shpërblimi i metalurgut. Metalurgët e uzinës. Greva preku metalurgët.
Shfaq përkufizimin e plotë →METALÚRG/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që punon në metalurgji, ajo që merret me shkrirjen e metaleve. Metalurget punonin me turne.
Shfaq përkufizimin e plotë →METALURÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Copëra metalesh që shkrihen për të prodhuar një objekt të ri, skrap. Metalurina hekuri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë