Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
METÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Trup i thjeshtë (si alumini, ari, bakri, hekuri, plumbi etj.), që është kryesisht në gjendje të ngurtë, i qëndrueshëm, i fortë e me shkëlqim të veçantë dhe që zakonisht petëzohet dhe e përcjell mirë nxehtësinë e elektricitetin. Metal i lehtë (i rëndë). Metal i pastër (i përzier). Metal i rrallë (i çmuar). Metal i petëzuar (i shkrirë). Metale të zeza hekuri, çeliku, giza, kromi etj. Metale me ngjyrë alumini, kallaji, plumbi, zinku etj. Metale të çmueshme (fisnike) ari, argjendi, platini. Metal i bardhë. Industria e metaleve. Shufra metali. Punimi (përpunimi) i metaleve.
2. Aliazh i përbërë prej dy a më shumë elementeve metalike, siç është për shembull tunxhi.
3. Send i bërë prej këtij materiali. Thikë (vegla pune, shtyllë) prej metali. Panele metali.
4. kim. Element që jep jone me ngarkesë pozitive në tretësirat ujore të kripërave etj.
METALÉPS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Figurë poetike e ligjërimit që ka të bëjë me zëvendësimin e një kuptimi figurativ, gjerësisht të pranuar, të fjalës me një kuptim tjetër të ri duke për…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë