Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
METAFÓR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT let., gjuh. Figurë e ligjërimit në të cilën një fjalë ose grup fjalësh që në kuptimin e zakonshëm tregojnë diçka, përdoren për të treguar diçka tjetër duke u mbështetur në një krahasim i nënkuptuar (p.sh. vullnet i hekurt, e ka zërin bilbil, e ka zemrën flori, jeta është një det me dallgë etj.); përdorimi i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë; fjala a shprehja e përdorur me këtë kuptim. Metaforë e thjeshtë. Metaforë letrare (gjuhësore).
METAFONÍ,~A f. sh. ~, ~TË gjuh. Dukuri fonetike e ndryshimit të tingullit ku një zanore në një fjalë ndikohet nga një zanore tjetër në procesin e asimilimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →METAFORÍK,~E mb., let., gjuh. 1. Që është përdorur me kuptim të figurshëm, të mbështetur në krahasim, që është një metaforë. Kuptim metaforik. Fjalë (frazë, shprehje) metaforike. V…
Shfaq përkufizimin e plotë →METAFORIKÍSHT ndajf., let., gjuh. Në mënyrë metaforike, si metaforë.
Shfaq përkufizimin e plotë →METAFORIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET let., gjuh. Marrja e tipareve të metaforës, kthimi në metaforë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►METAFORIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Merr cilësitë e metaforës, kthehet në metaforë.
Shfaq përkufizimin e plotë →METAFORIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR let., gjuh., kal. E kthej në metaforë. Metaforizoj elementet e jetës.
Shfaq përkufizimin e plotë →METAFORIZÚAR (i, e) mb., let., gjuh. Që është kthyer në metaforë; që është përdorur si metaforë; që shprehet si metaforë. Realitet i metaforizuar. Imazh i metaforizuar në poezi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë