Fjalori
METË

MÉTË ndajf. Me mungesa, mangët, jo plotësisht. Ia bëri punën metë. Ia dha paratë metë. E mbushi shishen metë. Ia la përgjigjen metë. Janë dy karrige metë janë dy më pak. Nuk i la gjë metë e bëri mirë ose shumë mirë një punë; ia bëri shumë mirë, ia bëri ashtu si duhet.
S’i lë gjë metë (dikujt a diçkaje) shih s’i lë gjë mangët (dikujt a diçkaje). Nuk ta lë metë (dikush) shih nuk ta lë mangët (dikush).

METË

MÉT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Pjesa që i mungon diçkaje për të qenësasinë a në cilësinë e duhur, cen; diçka që i mungon një vepre, një pune etj. për të qenë e plotë a e përkryer, mungesë. Kjo është një e metë e programit kompjuterik. Shpeshpunën tonë ndeshim vështirësi teknike dhe këto e kanë fajin për të metatvërehen. Tokat e kishin një të metë, në to nuk kalonte uji. Eseja kishte disameta.
2. Cen në trup ose në mendje, gjymtim trupor a mendor. meta trupore (fizike). Me të meta mendore.
3. Diçka e keqe që ka njeriukarakter e në sjellje, ves, huq; dobësi, gabim. Ngathtësia është një e metë e saj. Nuk ka njeri pa të meta. Mikja ime, tek ti nuk ka asnjëmetë. Mos ai kërkonfshehë ndonjë cen apo të metë? Ia falimetat.
4. Ajo që nuk është plotësishtrregull nga ana mendore, ajo që ka një cen nga ana fizike ose mendore; budallaqe. Me atë të metën merresh ti?
Sin.: mangësi, cen, gjymti, gjymtim, gërdhitë, kusur, minus, noksan, zhibël, yçkël, xanxë, gand, defekt, plasë, ogi, budallaqe.

METË

MÉT/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që nuk është plotësishtrregull nga ana mendore, ai që ka një cen nga ana fizike ose mendore; budalla. Ai i meti nga trutë e kokës. I meti kapej pas fustanit të së ëmës.


Rezultate të ngjashme

MÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Njësi kryesore për matjen e gjatësisë, që ndahet në njëqind centimetra dhe që është vënë në bazë të sistemit të masave të gjatësisë (shkurt. m). Metë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.