Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MÉSM/E,~JA (e) f. sh. ~E, ~ET (të) 1. Diçka e mesme; mesatare.
2. Dikush ose diçka që është në mes. Nusja e madhe, e vogla dhe e mesmja. E mesmja gatuante.
♦ E mesmja e artë libr. 1. Gjendje as andej e as këtej; qëndrim ose veprim që nuk të çon në ndeshje me dy palët e kundërta dhe që lejon të përfitosh nga të dyja anët. 2. Zgjidhje e një kundërshtie pa asnjë pasojë; zgjidhje që mendohet si më e mira.
MÉS/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është midis dy sendeve, midis dy njerëzve ose në mes të një vargu sendesh a njerëzish; që gjendet në mes të fillimit dhe të fundit të diçkaje (në hapësirë); që është në mes të dy anëve të kundërta; që ndodhet në mes të dikujt a të diçkaje. Kali i mesëm. Rrjedha e mesme (e lumit). Rrugë e mesme. Truri i mesëm (anat.). Zorra e mesme (anat.). Gishti i mesëm. Shqipëria e Mesme (gjeogr.). Lindja e Mesme (gjeogr.).
2. Që është në mes të një kohe ose në mes të dy periudhave, të dy shkallëve etj.; që është në mes të dy njerëzve a të dy brezave nga mosha; që nuk është as i ri as i vjetër në moshë, mesatar. Burrë i mesëm. Brezi i mesëm. Vëllai i mesëm. Motra e mesme. Moshë e mesme. Shkolla e mesme shkollë katërvjeçare që vjen pas tetëvjeçares dhe para shkollës së lartë. Arsim i mesëm arsimi katërvjeçar pas arsimit tetëvjeçar, që merret në shkollën e mesme. Vjeshta e mesme (vjet.) tetori. Koha e mesme (hist.) mesjeta.
3. Që ka gjatësi mesatare, që nuk është as i gjatë as i shkurtër, mesatar. Me shtat (me trup) të mesëm. Valë të mesme (radio.).
4. Që ka madhësi, sasi, peshë a forcë mesatare. Tingull i mesëm (spec.). Forcë e mesme.
5. Që ka cilësi të kënaqshme, që nuk është as shumë i mirë as shumë i keq, mesatar; i rëndomtë. Nxënës i mesëm.
6. Që ka marrë arsimin katërvjeçar pas shkollës tetëvjeçare, por nuk ka mbaruar ende shkollën e lartë. Teknik (specialist, ekonomist) i mesëm. Kuadro të mesëm. Agronom i mesëm.
7. Që i përket një shtrese a klase shoqërore të ndërmjetme, që qëndron në mes të shtresës a të klasës së pasur dhe asaj të varfër. Punonjës (nëpunës) i mesëm. Me origjinë shoqërore të mesme. Shtresë (klasë) e mesme. Borgjezi e mesme.
✱Sin.: i ndërmjetëm, mesatar, kalimtar, i rëndomtë.
♦ *Rrugë (udhë) e mesme libr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë