Fjalori
MESI

MESÍ,~A dhe ~U m. 1. fet. Mbreti dhe shpëtimtari që judenjtë e presinvijë si i dërguari i Zotittokë; i vajosuri.
2. fet. Jezu Krishti, i shpallur Mesia, që e besojnë si të tillëkrishterët dhe myslimanët.
3. fig. Udhëheqës i përhershëm, me fuqi mbinjerëzore, që shpëton botën. Njerëzit e shohin atë drejtues si mesia.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MES
MES

MES,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pika a vendiqendërdiçkaje, pjesa e diçkajendodhetlargësibarabartë ose gatinjëjtë ngagjitha anët a skajet e saj; qendër. Mesi i fushës (i sheshit). Mesi i tepsisë (i tryezës). Në mes të ballit (të faqes). Në mes të oborrit. E vuri në mes të dhomës. Shënoj mesin e rrethit.
2. Pjesa e diçkajendodhet midis kreut e fundit të saj, midis fillimit e mbarimit, midis një ane e anës tjetër etj. Mesi i kërcellit. Mesi i kallirit. Mesi i rrugës. Mesi i litarit. Mesi i vijës. E pres (e këput, e thyej) në mes.
3. Pjesa qendrore brenda diçkaje a pjesandodhetthellësidiçkaje; diçkaështë e rrethuar nga gjëratjera përqark ose që ndodhetqendër të një rreshti, të një grupi, të sendevendryshme etj. Mesi i rruzullit. Mesi i lakrorit. Gishti i mesit. Në mes të djemve (të vajzave). Në mes të turmës. Në mes të të mirave. Mbeti në mes të pyllit. Në mes të luleve. E vunë (e futën) në mes.
4. Pjesa më e ngushtë e trupitnjeriut midis kraharorit dhe kërdhokullave, bel; pjesa e veshjevembulon këtë pjesëtrupitnjeriut. Me mes të hollë (të ngushtë, të këputur). Rripi (gjerdani) i mesit. Fustan me mes. E kapi për mesi. Më dhëmb mesi. Rri me duar në mes. U zhveshën nga mesi e lart. U zhyt deri në mes. Përkulem deri në mes. M’u këput mesi u lodha shumë nga një punë e rëndë.
5. Koha midis fillimit e mbarimitdiçkaje; çastindodhet afërsishtlargësibarabartë nga fillimi e mbarimi i një kohe. Mesi i ditës mesdita. Mesi i natës mesnata. Mesi javës (i muajit, i vitit, i shekullit). Mesi i janarit (i dhjetorit). Mesi i verës (i dimrit).
6. fig. Pjesa midis fillimit e mbarimit të një pune, të një veprimi etj.; kulmi i zhvillimit të një veprimi a veprimtarie. Mesi i punës (i lojës). Në mes të shfaqjes. Në mes të dasmës. Në mes të duartrokitjeve (të zhurmës, të këngës, të së qeshurave). Në mes të gëzimit (të haresë).
7. vjet. Mjedis, ambient. Mesi shqiptar. Në të gjitha meset.
Sin.: qendër, kërthizë, midis, zemër, mjedis, mjedisor, përmjet, anames, bel, ndërmjet, brez, kulm, pishë, palcë, thelb.
*Barkë në mes të detit. E bën shtëpinë në mes të udhës (në *udhë) (dikush). Ra e drejta në mes u diçka me drejtësi për të gjithë, pa fituarshumë e pa humburshumë as njëri e as tjetri, u trajtuangjithë barabar, nuk u mbajt ana e askujt; secili mori njësoj me tjetrin; doli e vërteta siç është; ra e drejtashesh; vajti haka tek i zoti. Bie (jam) në mes dy *zjarresh. Hyj (futem) në mes. 1. Ndërhyj për të lidhur a për të pajtuar dy palë ose për të mënjanuar mosmarrëveshjetkanë. 2. (diçka). Doli papritur, ndërhyri, u shfaq, u shpif. këputi në mes (diçka) më dëmtoi rëndë; më fiku; theu në mes1. E la në mes (diçka) nuk e çoi derifund, e ndërpreu; e la në mes të rrugës. E hodhi (e nxori) në *udhë (të madhe) (në mes të udhës, në mes të katër udhëve) (dikë). E këput xixëllonjën në mes (dikush) qëllonshenjë, ka nishan; ka sy pushke; qëllonxixëllonjë. E la në mes të rrugës (në mes të udhës). 1. (diçka). Nuk e çoi derifund, nuk e zgjidhi, e ndërpreu; e la në gjysmërrugës; e la në mes. 2. (dikë). E braktisi a e përzuri dhe nuk i dha asnjë ndihmë, e la pa gjë e pa kujdesje; e la (e nxori) në mes të katër rrugëve (të katër udhëve). Në mes të ditës haptazi e pa frikë; sheshit (kur dikush bën diçkakeqe); pikëditës; në dritën e diellit. Mes për mes tej matanë, duke kaluar nëpërmes; mu në mes. Në mes të tjerave përveç atyre; ndërkaq. *Mëngë në mes të kurrizit. E nis lakrorin nga mesi (dikush) tall. nuk e nis mbarë një punë; i bën punëtprapthi; kthen çerepin, pastaj kërkon miellin (dikush) tall. Përkul (ul) mesin shtrohempunë, ia hyj punës mbarë e me gjithë forcën; shtroj (ul) kurrizin; i vë shpatullat (diçkaje); përvesh krahët. Rri me *duar në mes (në ijë, në brez, në gji, në xhepa) (dikush). E theu në mes (dikë). 1. E dëmtoi rëndë, i prishi shumë punë; e këputi në mes. 2. E dëshpëroi shumë, i shkaktoi dikujt një gjendje aq të rëndë shpirtërore, sa nuk ngre dot kokë. 3. E rrahu keq dikë, e dërrmoi; ia ndreqi kryqet (dikujt); ia ndreqi samarin (dikujt).Vezë në mes të kulaçit (në *kulaç). Të vjedh *hundën në mes të (midis) syve (dikush). Bie (ndodhet, është) në mes dy *zjarresh. Mesi i artë (e mesmja e artë) keq. shih tek ARTË (i, e). Diç (diçka) luankëtë mes (këtu) shih te LUAJ.

MES

MES,~A f. sh. ~A, ~AT Cipë e hollë dhe e bardhëndodhet ndërmjet shtresavekokrrësqepës.


Rezultate të ngjashme

MESIANÍK,~E mb. 1. fet. Që lidhet me Mesian (të vajosurin e Zotit) dhe shpëtimin apo epokën e re të paqes që presin judenjtë prej tij, që i përket Mesias, që është karakteristik pë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MESIANÍZ/ËM,~MI m. 1. fet. Besimi në ardhjen e Mesias; lëvizje fetare e mbështetur në këtë besim. Mesianizmi në fetë abrahamike. Mesianizmi i Jezusit.2. fig. Përkushtim ndaj një dr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MESÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. etnogr. Mbles, lajmës, mestar, mesës. Puna që bën mesiti. Erdhi mesiti të lypë çikën. Vinin mesitë prej katundeve të tjera. Këngë mesiti këngë fejese.2.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MESITNÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët mesit; puna e mesitit; mblesëri, lajmësi, ndërmjetësi. Bën mesitni. Plaku merrej me mesitni. I shkonin mbarë mesitnitë. U martuan me mesitni.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MESIT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem lajmës; dërgohem si lajmës te dikush.2. pës. e MESITÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MESIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR Çoj lajmësin për t’i kërkuar dorën e vajzës për martesë dikujt, dërgoj mesitin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.