Fjalori
MESHUAR

MESHÚAR,~IT (të) as. Bërja e meshës, meshim. Iu hoq e drejta e të meshuarit.

MËSHUAR

MËSHÚAR (i, e) mb., kompj., shtypshkr. është theksuarngjyrë duke e bërë më të dallueshmekrahasim me pjesën tjetërtekstit. Fjalë të mëshuara me të zeza.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MESHOJ
MESHOJ

MESH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fet. 1. jokal. dhe kal. Bëj ceremoninë e meshës; them meshën; mbaj meshënkishën katolike dhe ortodokse. Prifti u ngjitaltar për të meshuar. Prifti meshon dhe kungon. Prifti meshonte (nxirrte) meshën. Po meshonte shqip.
2. jokal. Bëj meshë (mblatë) dhe e çojkishë për një përshpirtje etj.

MËSHOJ

MËSH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised. 1. jokal. dhe kal. Mbështet diku dorën, këmbën etj. dhe e shtyp vendin me të, i jap me forcë diçkaje. I mëshoi këmbës mbi dysheme. I mëshoj gazitmakinës. I mëshoi gishtit. Po i mëshonte penës në të thatë. Mëshoi hapat mbi dysheme.
2. jokal. Rëndoj mbi diçka a mbi dikë me tërë peshën. Mëshoi mbi dërrasat. Mëshuan mbi barkën nga njëra anë. I mëshoi ajo fjalë.
3. jokal. I bie me forcë dikujt a diçkaje, e godas. I mëshoi derës. I mëshoi një grusht kokës. U mëshoi çizmeve me kamxhik. I mëshoi rëndë. I mëshoi murit me kokë. I mëshoi dorës mbi dikë e goditi dikë fort me dorë a me pëllëmbë, e rrahu.
4. jokal. E përdor një vegël a mjet pune me tërë forcat, e lëviz a e përdor me të shpejtë, i jap me të gjitha fuqitë. I mëshoi kazmës (lopatës). I mëshoi kalemit (penës). U mëshoi rremave.
5. fig., jokal., vet. v. III Rëndon. Shpirti i mëshonte si flakë qiriri kur prek ujin e fikjes.
6. fig., jokal., vet. v. III Godet. Te të vegjlit dhe te pleqtë mëshontepër sëmundja.
7. jokal. I jap me forcë, ngrelart (për zërin). I mëshoi zërit. U mëshoi fjalëve.
8. fig., jokal. Theksoj me forcë, ngul këmbë me të madhediçka; i jap rëndësimadhe. I ka mëshuar fort një premtimirëndësishëm. I mëshon idesë së vet. U mëshuan tej mase dobësive të librit. Filluan t’u mëshonin parandjenjave ndjellazeza. I mëshonte gojës (buzëve) shprehej lirshëm, i jepte gojës.
9. bised., jokal. Ha diçka me uri e në sasimadhe; pi diçka me etje e në sasimadhe; ha a pi diçka me tepri. I mëshoi bukës (mishit). I mëshoi llokmës së mishit. I mëshoi rakisë.
10. jokal. Anoj, prirem nga njëra anë. Barka mëshon djathtas.
Sin.: rëndoj, godas, jap, sëlloj, theksoj, këmbëngul, anoj, prirem.
Mëshoji *vendit!

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.