Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MESHTARÁK,~E mb. Që ka të bëjë me meshtarin dhe me meshën, që i përket meshtarit dhe meshës, i meshtarit dhe i meshës. Shugurim (thirrje meshtarake). Shërbim meshtarak. Detyrë (veprimtari) meshtarake. Veshje (petka) meshtarake. Zyrë meshtarake.
MESHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fet. Prift, frat dhe çdo klerik tjetër që ka të drejtë të bëjë ceremoninë e meshës, pasi është shuguruar si i tillë, në kishën katolike ose ortodokse. Ësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MESHTARÍ,~A f., fet. 1. Puna që bën meshtari, detyra e meshtarit në kishën katolike ose ortodokse.2. përmb. Tërësia e meshtarëve, meshtarët. Mbledhja e meshtarisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MESHTARÍSHT ndajf. 1. Në një mënyrë që është karakteristike për meshtarin dhe meshtarinë.2. Me tiparet dhe cilësitë e një meshtari. Siç është meshtari, është dhe meshtaria.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë