Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MESDHETÁR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me Mesdheun, që i përket Mesdheut, i Mesdheut; që banon në Mesdhe ose që e ka origjinën nga Mesdheu. Vendet (zonat) mesdhetare. Pishë (shkurre) e viseve mesdhetare. Kullota malore mesdhetare. Bimësi mesdhetare. Historia e qytetërimit mesdhetar. Popujt mesdhetarë. Ka prejardhje mesdhetare. Shkrimtarët mesdhetarë. Dietë mesdhetare.
2. gjeogr. Që është nga të gjitha anët i rrethuar plotësisht ose thuajse plotësisht me tokë (për liqenet ose për detet). Dete mesdhetare.
3. meteor. Që ka të bëjë ose që lidhet me një lloj klime të butë, e cila karakterizohet nga verë e nxehtë dhe e thatë dhe dimër i butë e i lagësht; që ka veçoritë e klimës së rajoneve të Detit Mesdhe. Klimë mesdhetare.
MESDHETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që banon në Mesdhe ose që e ka prejardhjen nga Mesdheu. Sekreti i jetëgjatësisë së mesdhetarëve.
MESDHETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që banon në Mesdhe ose që e ka prejardhjen nga Mesdheu. Bukuria e mesdhetareve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë