Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MERCENÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ushtar me pagesë ose luftëtar i paguar për t’u angazhuar në një konflikt ushtarak, por jo si pjesë e ushtrisë zyrtare të vendit. Shërbente si mercenar. Marshonte me mercenarët e tij në veri.
2. Ushtar profesionist i punësuar që të shërbejë në një ushtri të huaj. Trupa (ushtri) mercenarësh të huaj. Kryente shërbime të ndryshme luftarake si mercenar në një ushtri të huaj.
3. fig. Ai që shërben ose që punon diku vetëm për para ose për përfitime materiale.
MERCENARÍ,~A f., libr. 1. përmb. Tërësia e mercenarëve, mercenarët. Mercenaria në provincat e tjera të perandorisë.2. Mercenarizëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MERCENARÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Mercenaria mercenaria) Lloj molusku me guaskë të fortë, i ngrënshëm, i ujërave të kripura, i gjendur kryesisht në brigjet lindore të Amer…
Shfaq përkufizimin e plotë →MERCENARÍZ/ËM,~MI m., libr. 1. Të qenët mercenar; veprimi i mercenarit; shërbimi si mercenar. Zhdukja e mercenarizmit. Rronin me mercenarizëm.2. fig. Të pasurit e një fryme a të nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë