Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►MERAKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. 1. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, futem në merak, bëhem merak. Ishte vonë dhe familja do të merakosej për mua. Nëna u merakos për fëmijët. Mjeshtri i mirë merakoset për punën. Mos u merakos fare! Përse merakosesh? Nuk merakoset për asgjë. Nuk merakosemi për strehim.
2. Shqetësohem e kujdesem dhe ndiej përgjegjësi për një punë që të bëhet sa më mirë, bëhem merak për diçka.
3. Më hyn dyshimi, frika a pasiguria për diçka, më futet meraku.
✱Sin.: shqetësohem, qederosem, sëkëlldisem, frikësohem.
MERAKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E shqetësoj shumë, e shtie në merak, e bëj merak për dikë a për diçka. E merakosi nënën. I merakosi prindërit (fëmijët, shokët). Na merakosi me ato që na tha.
2. I fut dyshimin, frikën a pasigurinë për diçka, i fut merakun. E merakosi me atë që i tha.
✱Sin.: shqetësoj, qederos, sëkëlldis, frikësoj.
MERAKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E shqetësoj shumë, e shtie në merak, e bëj merak për dikë a për diçka. E merakosi nënën. I merakosi prindërit (fëmijët, shokët). Na merakosi me ato që…
Shfaq përkufizimin e plotë →MERAKÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Shqetësim i madh për dikë a për diçka, të bërët merak. Informimi i pamjaftueshëm për sëmundjen shkakton merakosje të panevojshme.✱Sin.: merak, leqendis…
Shfaq përkufizimin e plotë →MERAKÓSSHËM ndajf. Me merak; në një mënyrë që tregon merak. Do ta ruante merakosshëm në kujtesën e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →MERAKÓSUR (i, e) mb., bised. Që është bërë merak për dikë a për diçka, që ka merak për dikë a për diçka, që shpreh shqetësim të madh; shumë i shqetësuar. Nënë e merakosur. Me fytyr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë