Fjalori
MERA

MERÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Kullotë. Nuk e shiti gjënë, as meranë. Hyri bagëtia në meranë e fqinjit. A ta paguajnë mirë meranë çobanët?
2. Tokë e pambjellë a livadhshërben si kullotë e përbashkët për gjithë katundin apo krahinën, kujri. meratë e fshatit. E bëri pronëvetën meranë e bagëtive.
Sin.: kullotë, kujri.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MERË
MERË

MÉR/Ë,~AI f. Frikë e madhe, drithërimë, tmerr, mnerë. I ka hyrë mera prej ujkut. Ai është mera e armikut. Na dha merën. E kammerë (dikë) e urrej, nuk e pëlqej fare. Për merëmënyrëshëmtuar, në mënyrëturpshme. I koritur e për merë.
Sin.: frikë, tmerr, mnerë, lemeri, lebeti.

MERË

MÉR/Ë,~AII f. Erë e mirë, e këndshme. Mera e luleve.

MERË

MÉR/Ë,~AIII f. Masë. I mori merën.

MERE

MÉRE,~T f. sh., bised. 1. Vuajtje e madhe, rraskapitje.
2. Tmerr.


Rezultate të ngjashme

MERÁ/K,~KU m. sh. ~KE, ~KET dhe ~QE, ~QET bised. 1. Dëshirë e madhe për të marrë vesh a për të mësuar diçka për një njeri, për një ngjarje ose për një gjë tjetër; kureshtje. Ka mer…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MERAKLÍ,~E mb., bised. 1. Që ka merak për ta bërë çdo gjë në rregull e sa më mirë, që e bën punën me kujdes të madh e me përgjegjësi. Mjeshtër merakli. Amvisë meraklie.2. Që është …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MERAKLÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që ka merak të madh për dikë a për diçka; ai që është merakli. Është merakli i madh për ushqimin. Punë prej merakliu. Merakliun s’e zë gjumi për pun…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MERAKLÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka merak të madh për dikë a për diçka; ajo që është meraklie. Nuk kishte qenë ndonjë meraklie çaji. Vihej re një qepje prej meraklie.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MERAKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E shqetësoj shumë, e shtie në merak, e bëj merak për dikë a për diçka. E merakosi nënën. I merakosi prindërit (fëmijët, shokët). Na merakosi me ato që…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►MERAKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. 1. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, futem në merak, bëhem merak. Ishte vonë dhe familja do të merakosej për mua. Nëna u merakos…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MERÁM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Qëllim, synim. Këtë meram e kemi pasur. Ia mora meramin e kuptova ku e kishte qëllimin, e mora vesh se çfarë synonte.2. fet. Tundim. Mos na lër meram mos…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MERÁM pj. Pa ndonjë qëllim të veçantë, gjoja, sa për të shtyrë kohën. Meqë ra fjala, meram llaf, kur thotë populli.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MERANDÍM,~I m. Baraspeshim, ekuilibrim, balancim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MERAND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Baraspeshoj, vë në ekuilibër, balancoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.