Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ME/J vep., ~HA, ~HUR 1. kal. E pakësoj sasinë ose vëllimin e diçkaje ca nga ca derisa të mbetet shumë pak ose të soset krejt; e mbaroj, e shteroj. Mej bukën (gjellën, verën). S’ia mehu bukën (ujin). Dhia e mehu qumështin.
2. kal. Ia ul intensitetin, fuqinë a vrullin diçkaje pak e nga pak derisa e ndërpres krejt, e pakësoj derisa e bëj të zhduket plotësisht; e ndaloj. E mehu duhanin (rakinë). Kali mehu vrapin. S’e mehën punën. Bilbili e mehu këngën. Kjo e trishtoi pak, por nuk ia mehu sinqeritetin.
3. jokal., vet. v. III Pakësohet pak e nga pak vetvetiu derisa të ndërpritet; mbaron, shteron; pushon. Mehu bora (shiu). Ka mehur burimi. Piu ujë dhe i mehu lemza. Mehu dhimbja. Mehu dhëmbi ndaloi dhimbja e dhëmbit. Mehu zhurma.
4. jokal. Pakësohet sasia e diçkaje, ulet niveli. Kishte mehur kroi.
5. jokal. Pushoj, hesht (zakonisht në urdhërore). Mej, mos fol më! Mej se na shurdhove! Mej se nuk janë përralla këto. Si nuk të mehu ajo goja e shkretë?
✱Sin.: mbaroj, shteroj, pakësoj, ndaloj, zhduket, bie, pushoj, hesht.
MENTÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Paftë e metaltë, me dy fletë të bashkuara në një bosht, që shërben për të mbërthyer e për të mbajtur nga njëra anë kanatet e dyerve, të dritareve a të d…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTALÍST,~E mb. Që beson ose mbron mentalizmin; që mbështetet te mentalizmi apo që është në përputhje me idetë dhe parimet e mentalizmit. E bazon analizën e tij në një këndvështri…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që beson ose mbron mentalizmin, ndjekës apo ithtar i mentalizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që beson ose mbron mentalizmin, ndjekëse apo ithtare e mentalizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Mendësi. Njerëz me mentalitete të ndryshme. Njohës i mentalitetit të shoqërisë sonë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTALÍZ/ËM,~MI m. 1. Drejtim shkencor që mbron idenë se fenomenet mendore janë reale dhe ndërveprojnë me botën reale dhe, megjithëse nuk mund të reduktohen në substanca fizike, mb…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTÓL,~I m., kim. (lat. Menthol) Përbërës organik kristalor i bardhë që përftohet nga vaji i mendërzës dhe që përdoret si anestezik, si analgjezik dhe si aromatizues. Burime bimor…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTÓR,~II m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT Pjesëtar i një fisi ilir që banonte në bregdetin Adriatik, anëtar i fisit ilir të Mentorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Udhëheqës shkencor. Mentorët e universiteteve.2. Këshillues i mençur, mësues që të këshillon. Adoleshenti mësoi duke parë mentorin e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Udhëheqëse shkencore. Është mentore për studentët e informatikës.2. Këshilluese e mençur, mësuese që të këshillon. Kjo konkurrente është më e guximsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTORÍM,~I m. Veprimi a gjendja kur mentoroj ose kur mentorohem. Në arsim, mentorimi është një proces kompleks i ndikimit, mbështetjes dhe i udhëheqjes, së një mësuesi. Nocioni i…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MENTOR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e MENTORÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTOR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj rolin e këshilluesit për dikë. Ai po qëndronte me të në mënyrë që ta mentoronte.2. Jam në rolin zyrtar të udhëheqësit për një punim shkenco…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTORÚAR (i, e) mb. 1. Që është mentoruar. Përshtat programet me nevojat e nxënësve të mentoruar.2. si em. m. e f. Ai ose ajo që është mentoruar a që mentorohet. Mentori ka nevoj…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTORÚES,~E mb. Që lidhet me mentorimin, i mentorimit; që bën mentorimin. Rol (program, sesion) mentorues. Kryen detyra mentoruese. Organizoj vizita mentoruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë