Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MENTALÍZ/ËM,~MI m. 1. Drejtim shkencor që mbron idenë se fenomenet mendore janë reale dhe ndërveprojnë me botën reale dhe, megjithëse nuk mund të reduktohen në substanca fizike, mbështeten gjithsesi në procese fizike.
2. Doktrinë që këmbëngul në realitetin e dukurive mendore, si mendimet dhe ndjenjat; idealizëm.
MENTALÍST,~E mb. Që beson ose mbron mentalizmin; që mbështetet te mentalizmi apo që është në përputhje me idetë dhe parimet e mentalizmit. E bazon analizën e tij në një këndvështri…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që beson ose mbron mentalizmin, ndjekës apo ithtar i mentalizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTALÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që beson ose mbron mentalizmin, ndjekëse apo ithtare e mentalizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENTALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Mendësi. Njerëz me mentalitete të ndryshme. Njohës i mentalitetit të shoqërisë sonë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë