Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MENDÚES,~E mb. Që mendon; që gjykon dhe që arsyeton; arsyetues. Njeriu është qenie menduese dhe dyshuese. Kishte aftësi menduese normale. Zhvilloj aftësitë menduese të trurit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që mendon, ai që gjykon dhe arsyeton; mendimtar. Një mendues kritik.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I menduar. Njeri i mendueshëm. Vështrim i mendueshëm. Me sy të mendueshëm.2. Që mund të mendohet; i pritshëm. Sanksionimi më i mendueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDÚESHËM ndajf. Duke u menduar; i përhumbur në mendime. Hante mendueshëm. Ia nguli sytë mendueshëm. Vështronte flokët e dëborës mendueshëm. Mendueshëm theu heshtjen.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë