Fjalori
MENDUAR

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MENDOJ
MENDOJ

MEND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Kam aftësinëgjykoj, të arsyetoj, të formoj një mendim etj.; biemendime, vras mendjen, mendohem. Njeriu mendon. Aftësia për të menduar. Kur nuk flet, mendon. Mendon drejt. Mendo mirë! Mendo për këto që të thashë. Rri e mendoj... S’mendoigjatë. Na ka bërëmendojmë. Mendo dhjetë herë e fol një herë. (fj. u.).
2. kal. Rrah diçka me mend, arsyetoj për një gjë dhe përpiqem me mendzbuloj thelbin e lidhjet e saj, ta kuptoj, ta zgjidh etj.; gjykoj. E mendoi thellë punën.
3. kryes. kal. Kam një mendimcaktuar për diçka a për dikë, e di a e vlerësoj si të tillë. Mendon mirë (keq) për të tjerët. Reflektuan për qëndrimin (për sjelljen, për punën) e tyre.
4. jokal. dhe kal. E çoj mendjen te dikush a te diçka, e shkoj nëpër mend; e sjellmend, e kujtoj gjatë; e marr parasysh, e llogarit me mend. Mendoj për nënën (për djalin, për vajzën). Mendoj (për) shokët e mi. Mendoj për qytetin (për fshatin, për shtëpinë) ku kam lindur. Mendoj për vendlindjen. Mendon për pasojat. Nuk mendon për vështirësitë. S’mendonin fare për rreziqet që i prisnin. Për kë (për se) po mendon?
5. kryes. kal.; edhe jokal. Ringjallkujtesë dikë a diçkakaluar; kujtoj. Mendojkaluarën (vitet e krizës). Mendoj shokët e shkollës. Mendoj kohën e rinisë. Mendonte për vuajtjetkishte hequr. Mendoj për vendetkam parë.
6. jokal. dhe kal. I kushtoj vëmendje dikujt a diçkaje, shqetësohem dhe kujdesem për të; e vras mendjen, e kam mendjen atje. Prindi mendon për të mirën e fëmijës. Mendonte për familjen (për fëmijët) e saj. Më shumë mendon për të tjerët se për vete. Mendojmë edhe për të tashmen edhe për të ardhmen. Ka menduar për gjithçka. Ka kush mendon për të.
7. jokal. dhe kal. Kam ndër mend, e kam si synim, matem për të bërë diçka, them. Mendojnisem nesër. Mendojmëshkojmëshfaqje. Mendojshkruaj një artikull. Çfarë mendonibëni? Nuk më doli ashtu si e mendova. Mendonte ta njoftontevonë.
8. jokal. dhe kal. Ma merr mendja, më shkon nëpër mend, më duket, besoj se..., kujtoj; kam përshtypjen, pandeh; kam mendimin, jam i mendimit, them se... Mendoj se ka nevojë për ndihmë. Mendoj se është ide e mirë. Mendoj se nuk varet vetëm nga ai. Mendoni se kam frikë? Si e mendoni ju këtë? Unë mendoj se kenidrejtë. Mendoja se e dinte. Kurrë s’do ta mendoja një gjë të tillë. Mendon se i di të gjitha. Ashtu mendoni? Mendoni se ai mund ta bëjë?
9. kal. E përfytyroj diçka në një mënyrëcaktuar, e gjykoj, e quaj; arsyetoj. E mendonte shtëpinë e tij me një kopshtmadh me pemë. Pa mendoni ç’dobi do të kishim po ta bënim atë gjë! Po si s’e mendoni që ai është ende i ri? Kështu e mendoni ju, po s’është ashtu. Mendon zi parashikon diçkakeqe, ndjell diçkakeqe.
Sin.: gjykoj, mendohem, përsiat, them, thellohem, përthellohem, arsyetoj, bluaj, shestoj, stërshosh, pres, nëpërmend, kujtoj, synoj, matem, kujdesem, vështroj, shikoj, quaj, besoj.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.