Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MENDJE/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që i punon mendja vetëm zi, që mendon për të bërë të keqen; që i shkon mendja gjithnjë për të keq, që ndjell keq; që ngjall mosbesim; mendjekeq, mendjelig, keqdashës, pjerrakeq. Njerëz të huaj mendjezinj. Regjimi mendjezi.
2. krahin. Xheloz. Grua mendjezezë. E kish burrin mendjezi. Dyqanxhiu mendjeziu.
3. si em. m. e f. Njeri mendjezi. Mendjeziu i lagjes. Nuk do të bëj siç do mendjeziu.
✱Sin.: mendjelig, mendjekeq, ndjellakeq, keqdashës, pjerrakeq, mosbesues, xheloz.
MÉNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Aftësia e njeriut për të menduar, për të njohur e për të pasqyruar botën, për të arsyetuar e për të gjykuar, që arrihet me anë të veprimtarisë së truri…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDJEÉRË mb. Mendjelehtë, kokëbosh. Një kalorës mendjeerë. Ca shtegtarë mendjeerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDJEGÚR mb. Që është kryeneç, kokëfortë.✱Sin.: kryeneç, kokëfortë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDJEHÚ mb. 1. Që nuk i mbushet mendja, që s’e kthen mendjen ndryshe; që kërkon t’i bëhet e tija; kokëfortë. Një pasha mendjehu.2. I trashë nga mendja, kokëgdhe. Nuk matet një i d…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDJEHÚ ndajf. Pa dashur të kuptojë dhe pa arritur t’i kapë gjërat, kokëfortë; kokëgdhe. Mbeti mendjehu.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDJEKÉQ,~E mb. 1. Që i shkon mendja për keq, që ndjell keq, ndjellakeq.2. Që mendon vetëm për të bërë keq, që ka qëllime të këqija për dikë a për diçka, mendjezi, mendjelig, pjer…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDJE/KÉQ,~KÉQI m. sh. ~KËQÍNJ, ~KËQÍNJTË Ai që ka mendon për keq, ai që ka synime të këqija, ai që është mendjekeq; kund. mendjemirë. Çfarë pjell një mendjekeq, nuk mund ta përmi…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDJELÍG,~Ë mb. Që ka qëllime të liga, që bluan në kokë mendime të këqija për të tjerët; që i shkon mendja për keq; mendjekeq; kund. mendjemirë. Njeri mendjelig. Grua mendjeligë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDJELLÍ mb. 1. Që shet mend, mendjemadh. Njeri mendjelli.2. si em. m. e f. Njeri mendjemadh. Të tëra i dinë ata mendjellinjtë!
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDJETHÍ mb. Kokëderr.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë