Fjalori
MENDJE

MÉNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Aftësia e njeriut për të menduar, për të njohur e për të pasqyruar botën, për të arsyetuar e për të gjykuar, që arrihet me anëveprimtarisëtrurit; arsyeja si veti e njeriut; truri si qendër e veprimtarisë mendore; mend (edhe në një varg njësish frazeologjike). Mendje e shëndoshë. Njeri i penës dhe i mendjes. Aq ia preu mendja. I punon mendja për... Është i mprehtë (i hollë, i trashë, i lehtë) nga mendja. Iu trash (iu hollua) mendja. I pret hollë mendja. E ka mendjenhollë. I pjell mendja ka aftësi mendore krijuese. E ka mendjen femër. E ka mendjen akull (brisk, qiqër). E shtrydhi mirë mendjen u mendua fort për diçka, e vrau shumë mendjen. E lodh mendjen. Më zien mendja. Gjykon (vepron) me mendje të vet bën ashtu si e mendon e si do vetë, nuk pyet njeri. S’ia kap (s’ia pret, s’ia rrok) mendja. E ka (e tha) nga mendja e vet. E ka nxjerrë nga mendja e vet. S’i ka nga mendja e tij. I është bërë mendja sport (muzikë) (bised.) mendon vetëm për sportin (për muzikën). Bluaj me (në) mendje.
2. bised. Ajomendon dikush për dikë a për diçka; pikëpamje, bindje; gjykim, vlerësim, mendim. Sipas mendjes sime... Jam i mendjes që... Jam i një mendjeje me të. Nuk pajtohem me atë mendje. I erdhi një mendje. Ndërroi mendje hoqi dorë nga një mendim i mëparshëm. M’u kthye (m’u ndërrua) mendja nuk e kam me atë mendimkisha, tashti mendoj ndryshe. Nuk i lot mendja nuk tundet nga mendimi që ka. Ia bleu (ia gjeti, ia zgjodhi) mendjen. Ia di mendjen. Ç’mendje keni për atë? Shkon pas mendjestjetërkujt. U vijnë gjithfarë mendjesh. Jam dy mendjesh jamdysh, ndërdyshas, kam dy mendime, s’di si t’ia bëj. Një mendjethotë po, një mendje jo jammëdyshje.
3. bised. Këshillë, mendim si këshillë; mësim. jep një mendje! Donte (kërkonte) një mendje nga i ati. S’e do (s’e pëlqen) atë mendje.
4. Kujdesi e vëmendjatregojmë për diçka a për dikë, vëmendje. Ki mendjen! ki kujdes!, hap sytë! S’e ka mendjen aty. S’ia vuri mendjen këshillës që i dhanë. E hoqi (e largoi) mendjen nga dikush a nga diçka nuk kujdeset, nuk shqetësohet më për të. I mendjen dikujt a) kujdesem për të që të shkojë mirë; b) e dëgjoj me vëmendje. Atje (tek ai) i rri mendja për atë është i shqetësuar, për atë ka merak.
5. menduarit. Higjiena e mendjes. E marr me mendje e kuptoj, jamgjendje ta kuptoj nëpërmjetmenduarit. E kaloi nëpër mendje. E çoj (e shpie) mendjen te dikush a te diçka.
6. Kujtesë, mend (edhe në një varg njësish frazeologjike). E kam (e ruaj) në mendje. Nuk me hiqet (nuk e largoj) nga mendja. E hoqi nga mendja. E fshiu nga mendja nuk e kujtonfare, e harroi krejt. M’u ngulmendje. Më doli (më iku) nga mendja e harrova fare. erdhi (më shkoi, më vajti) në mendje m’u kujtua. E sjellmendje e kujtoj, e sjell ndër mend. E fut (e shtie) në mendje.
7. fig. Njeriu si bartës i të menduarit; njeri me aftësi mendore në një gjendje a në një shkallëcaktuar. Mendje e ndritur (e madhe). Mendje e re (e vjetër). Mendje krijuese. Mendje e ngushtë (e thatë, e mykur). Mendjet më të shquaranjerëzimit.
8. bised. Qëllim, synim. Kishte mendjemirë (të ligë). Erdhi me mendjekeqe. Nuk ia dinim mendjen. Ia kuptoi mendjen. Ia njoh mirë mendjen. Me atë mendje që ka, do ta pësojë. Mendja e madhe e zeza e të zot. (fj. u.) mendjemadhi e pëson vetë. Mendja e madhe ta thyen qafën (zverkun). (fj. u.) mendja e madhe e zeza e të zot.
Sin.: mend, tru, fiqir, të menduarit, arsye, gjykim, vëmendje, kujdes, mendim, kujtesë, këshillë, qëllim, synim.
Me *akullmendjes. Iu arratis mendja (dikujt) u shpërqendrua fare; u hutua krejt; i bredh mendjakujtime, në vendelargëta, në ngjarje të jetuara etj.; i bredhërin mendja. Aq ia arrin (ia pret) mendja (dikujt) mospërf. aq di e aq mundkuptojë; nuk është shumë i zgjuar, është i kufizuararsyetim; aq e ka. I është bërë mendja... e ka gjithnjë mendjen te diçka, mendon vazhdimisht vetëm për të; i është bërë koka...M’u mendja (koka) *bozë. M’u mendja *çarçaf. M’u mendja *çorap. M’u mendja (koka) *çorbë. M’u mendja (koka) *dhallë. M’u mendja *havale. M’u mendja (koka) *lëmsh. M’u mendja (koka) *llum. M’u mendja (koka) *përshesh. M’u mendja *top (për diçka). M’u mendja (koka) *tym. M’u mendja *ujë. M’u mendja *veri. Ia bëj mendjen (kokën) *bozë (dikujt). Ia bëri mendjen *çapraz (dikujt). Ia bëj mendjen *çarçaf (dikujt). Ia bëj mendjen *çorap (dikujt). Ia bëri mendjen *çorbë (dikujt). Ma bëri mendjen (kokën) *dhallë (dikush).Ia bëri mendjen *firifiu (dikujt). Ia bëj mendjen *hirrë (dikujt). E bën mendjen *hu (dikush). Ia bëj mendjen *livadh (dikujt). Ma bëri mendjen *mulli (dikush).E bëra mendjen *okë. Ia bëri kokën (mendjen) *përshesh (dikujt). Ia bëri mendjen *pordhë (dikujt) bised. vulg. E bëra mendjen *pupa. Ma bëri mendjen (kokën) *sallatë (dikush). E bëra (e mblodha) mendjen *top (për diçka). Ia bëj mendjen (kokën) *tym (dikujt). Ia bëri mendjen *ujem (dikujt). Ma bëri mendjen *ujë (dikush a diçka). Ia bëri mendjen *veri (dikujt). Ra në mendje (dikush). 1. Erdhigjendje normale, kupton se ku është, ç’po ndodh etj.; e mblodhi mendjen; erdhivete; ra në vete. 2. U kujtua; i shkoi (i vajti) mendja (dikujt); i shkoi ndër mend (dikujt). I ra në mendje (dikujt). 1. Nuk i hiqet mendimi për dikë a për diçka, për atë mendon vazhdimisht; iu ngul (iu ngulit) në mendje. 2. Kujtohet për dikë a për diçka pas shumë kohësh, i vjen dikush a diçkakujtesë; e mendon; i ra në tru. I ra mendjes (prapa) (dikush) e mblodhi veten, e kuptoi më në fund diçka; u më i zgjuar; erdhiudhë (të mbarë). Bie në një mendje (me dikë) pajtohemmendim me dikë; merrem vesh, kuptohem me të; i puq fjalët. I blej mendjen (dikujt) e gjykoj dhe e kuptoj se ç’mendon për një çështjecaktuar a për diçka; e marr vesh se ç’ka ndër mendbëjë, duke e hetuar e duke e ngacmuar që t’i zbuloj mendimin. E bluajmendje (diçka) e mendoj mirë e mirë dhe për një kohëgjatë, e rrah me vete ngagjitha anët; bluaj me mend. I bredhërin mendja (dikujt) është i shpërqendruar, është i shpërndarë e i hutuar, mendon për gjërandryshme kalimthi; nuk përqendrohet dot në një gjë, shikon si i hutuar, nuk e ka mendjen aty; është si i çoroditur; iu arratis mendja; i kullot mendja (gjetkë); i fluturon (i ikën) mendja3; kullot retë (dikush). M’u çakërdis mendja u hutova krejt e nuk di si të veproj; m’u prish mendja. Çalon nga mendja (dikush) keq. shih nuk ka (as) pesë (as dy) para mend (dikush).E çoj (e shpie) mendjen (te dikush a te diçka) nismendoj për dikë a për diçka; e sjell ndër mend (dikë a diçka); e hedh mendjen; kund. e heq (e largoj) mendjen (nga dikush a nga diçka). doli nga mendja (diçka) e harrova fare; doli (më iku) nga mendtë; më iku nga trutë. I ka dalë mendja mbi kapë (dikujt) keq. shihi bie kashtës përmbi kalli (dikush). (Del) mendje mbi mendje (dikush) iron. del mbigjithë, e bën veten për më të zgjuarin; i duket se po thotë mendimin më të zgjuar. Ma do mendja besoj; kujtoj se...; ma ha (ma merr, ma pret) mendja; ma thotë mendja; shkoj (vete) me mendjen se... I ecën (i bredhërin) *gjuha para mendjes (dikujt). M’u errësua mendja. 1. Nuk e kam mendimin aq të qartë, jam i turbulluar e nuk mendoj si duhet; m’u turbullua (m’u mjegullua) mendja. 2. Më hipi inati a zemërimi dhe nuk arsyetoj më, humba kontrollin e vetes dhe nuk di ç’bëj; m’u veshën sytë. Ma errësoi mendjen (dikush a diçka) më bëri të mos i shohgjërat qartë ashtu siç janë e të veproj gabim; ma turbulloi (ma mjegulloi) mendjen. I ka fërshëllyer mendja (dikujt) tall. e vlerëson vetenshumë nga ç’është, i pëlqen vetja e mburret; i ka hyrë vetjaqejf (dikujt); mbahet më të madh (dikush); shet mend (dikush); i është rritur mendja; është dashuruar me vetveten (dikush). E fjeti mendjen (dikush) është i qetë për diçka; e hoqi merakun, nuk shqetësohet më, është i sigurt për diçkapret, për një porosi etj.; e hodhi (e vuri) festen (qeleshen, kapelen, takijen) mbi sy; e hedh (e vë) këmbën mbi këmbë; i shtiu veshëtlesh. fle mendja (te dikush a te diçka) kam besimplotë te dikush a te diçka; jam i qetë e i sigurt plotësisht; qetësohem, duke u bindur për diçka a duke i besuar diçkaje; jam i vendosur; m’u mbush mendja; më fle kandari.fluturoi (më iku) nga mendja (diçka) e harrova shumë shpejt, nuk kujtohem më për të; e harrova pa dashje; doli nga mendja; më doli (më iku) nga mendtë. I fluturoi (i iku) mendja (dikujt). 1. U çmend dikush, shkalloi; po i luan mendja (e kokës); i kapërceu (i kaloi) mendja. 2. U hutua fare, s’ështëvete, s’e di ku është a ç’të bëjë; i ka mendtë në tra (nga trarët) (dikush); i ka mendtëtufëfestes (dikush).3. (diku). I shkoi mendja gjetkë, mendoi për diçka tjetër; i bredhërin mendja; i livadhis mendja; i kullot mendja (gjetkë). E fshij (e shlyej) nga mendja (dikë a diçka) e harroj përfundimisht, nuk duamendoj fare për të; nuk e kujtoj më; e fshij (e shlyej) nga kujtesa; e heq (e fshij) nga koka. Ia fut (ia shtie) në mendje (dikujt) ia kujtoj; e bëjkujtohet ose të mendojë për dikë a për diçka; ia fut (ia shtie) në mend. E gënjen (e rren) mendja (dikë) ashtu kujton, gabon duke e marrë diçka si të vërtetë; shpresonkot, gënjehet, mashtrohet; bën dy pendë me tre qe (dikush).E gjen mendjen (dikush) është i zgjuar, i kap a i zbulon gjërat shpejt; e zgjidh vetë problemin që ka; bën atë që duhet bërë; më në fund e kupton; e ka mendjen femër; i pjell mendja (dikujt). Gjeti mendja mendjen mendojnë njëlloj si njëri e tjetri, të dy një kokë kanë; gjeti tenxherja kapakun keq. Me *gjysmë mendje. Më ha mendja (për dikë a për diçka) dyshoj, kam dyshim për dikë a për diçka; më ha zemra (te dikush a te diçka); gërryen zemrën (dikush a diçka). Ma ha (ma merr, ma pret) mendja besoj se..., kujtoj se..., më duket se...; ma do mendja; ma thotë mendja; shkoj (vete) me mendjen se...Hajde mendje, hajde! iron. ama ç’mendjepaske! (kur dikush bën diçkapapëlqyeshme, të çuditshme a mendon gabim). E hedh mendjen nismendoj për dikë a për diçka; e kujtoj si rastësisht e shkarazi; e çoj (e shpie) mendjen. E heq (e largoj) mendjen (nga dikush a nga diçka) nuk mendoj më për dikë a për diçka, e harroj; nuk kujdesem e nuk shqetësohem më për dikë a për diçka; e heq (e shkul) nga mendja (dikë a diçka);kund. e çoj (e shpie) mendjen (te dikush a te diçka).E heq (e shkul) nga mendja (dikë a diçka) e harroj krejt, s’e kujtojkurrë; e heq (e largoj) mendjen (nga dikush a nga diçka);kund. e ngul (e ngulit) në mendje. I ka hipur mendja mbi kësulë (dikujt) shihi ka hipur mendjaqafë (në qiell) (dikujt).I ka hipur mendjaqafë (në qiell) (dikujt) është bërë shumë mendjemadh; i pëlqen shumë vetja; i është rritur mendja. Nuk më hiqet (nuk më shqitet) nga mendja (dikush a diçka) s’e harroj dot kurrë, më kujtohet vazhdimisht, më është nguliturkujtesë; nuk më hiqet (nuk më shkulet, nuk më shqitet) nga mendtë; më rri mendja (te dikush a te diçka);(atje) e kam mendjen; më ka mbetur (më ka ngelur) në mendje; s’më hiqet nga koka; e kam plagëzemër (diçka).I është holluar mendja (dikujt) është bërë më i zgjuar, është bërë më i ditur e më i mprehtë; i është holluar truri; kund. i është trashur mendja. Humbi mendjen (dikush) është dhënë aq shumë pas dikujt a pas diçkaje, sa s’është më në gjendjegjykojëmënyrëshëndoshë; u harrua pas dikujt a pas diçkaje, nuk mendon për gjë tjetër; la mendjen; humbi mendtë (e kokës); s’ështëvete. I iku (i fluturoi) mendja (dikujt) u çmend, lajthiti; iku nga mendtë (dikush); luajti nga mendja (dikush); luajti mendsh (nga mendtë) (dikush); doli mendsh (dikush); u prish nga mendja (dikush); u prish nga mendtë (mendsh) (dikush).Është afër mendjes (diçka) kuptohet vetvetiu, është fare e qartë; është afër mendsh; s’do mend; ta merr (ta pret) mendja; s’do fjalë; kund. është jashtë mendjes. Ështëafër mendjes (diçka) ka më shumëngjarë, është më e mundshme; lë të kuptohet vetvetiu; ështëafër mendsh. (Jam) me dy mendje s’di si të veproj a ç’anëmarr; nuk kam vendosur endebëj diçka, mundpranoj ose mund të mos pranoj, jam mëdyshas; e kam (mendjen) më dysh; përkundem në dy djepe. Është *fushë nga mendja (nga mendtë, nga koka) (dikush) mospërf. Është *fyell nga mendja (nga mendtë, nga koka) (dikush) mospërf. Është jashtë mendjes (diçka) as që mundmendohet diçka, s’ta pranon arsyeja, nuk mundpajtohesh me të; s’ka të ngjarë, është i paqenë; është larg mendsh; kund. është afër mendjes. Është *kërcu nga mendja (dikush). Jam në një mendje (i një mendjeje) (me dikë) mendoj si dikush, pajtohemmendim me të, nuk kam mendim tjetër nga ai; kam një mendje (me dikë).Është *poç nga mendja (nga koka) (dikush). Është *pupël (nga mendja) (dikush). Është *qyp nga mendja (nga koka) (dikush). Është *trëndelinë nga mendja (dikush) mospërf. Është *trokë nga mendja (dikush) keq. Jap një mendje propozoj diçka; jap një mendim se si mundzgjidhet a të bëhet diçka. Ka katërqind mendje (dikush) nuk ka një mendimpërcaktuar qartë; i vijnë mendimendryshme; ndryshon shpejt mendim, nuk është i qëndrueshëm në një mendim. E ka mendjen (dikush). 1. Mendonbëjë diçka; ka ndër mend. 2. shih e mban mendjen (te dikush a te diçka). Kam mendjen. 1. Ruhem, kam kujdes. 2. Mendohem mirë para se të bëj diçka, jam i kujdesshëm; hap sytë. Kam një mendje (me dikë) mendoj njësoj si ai; kamnjëjtën mendësi a mënyrëmenduari; jam në një mendje (i një mendjeje) (me dikë). E ka mendjen *aguridhe (dikush) keq. E ka mendjen *akull (dikush). E ka mendjen *brisk (dikush). E ka mendjen *çarçaf (dikush). E kam mendjen (kokën) *çorbë. E ka mendjen *esëll (dikush). E ka mendjen *femër (dikush). E ka mendjen *fije peri (dikush). E ka mendjen *firifiu (dikush). E ka mendjen *të fjetur (dikush). Ka mendjeftohtë (dikush) e ka gjykiminkthjellët; mendon e arsyeton me gjakftohtësi, qartë e me logjikëshëndoshë; e ka mendjen akull. E ka mendjen (trurin) *fushë shpërf. E ka mendjen *të hollë (dikush). E ka mendjen *hu (dikush). E ka mendjen *kobure (dikush). E ka mendjen (i ka mendtë) në *kokë (dikush). E ka mendjen (i ka mendtë) prapa *kokës (dikush). E ka mendjen *të kthjellët (dikush). E ka mendjen *të kulluar (dikush). E ka mendjen *lëndinë (dikush) keq. E ka mendjen në *majëkësulës (të qeleshes) (dikush). E ka mendjen *të mbledhur (dikush). E ka mendjen *të mprehtë (dikush). E ka mendjen *okë (dikush). E kam mendjen *të prishur. E ka mendjen (i ka mendtë) pas *qafe (dikush). E ka mendjen për *sorra (dikush).E ka mendjen *qiqër (dikush). E kam mendjen (kokën) *rrëmujë. E ka mendjen *të shkurtër (dikush). E ka mendjen (i ka mendtë) pas *shpine (dikush). E ka mendjen *tel (dikush). E ka mendjen *top (dikush). Nuk e ka mendjen (kokën) në *vend (dikush). E ka mendjen *veri (dikush). E ka mendjen *xham (dikush). I kapërceu mendja (dikujt) shih luajti nga mendja (dikush). *Karafil nga mendja (dikush) tall. Nga këmbët *borroviq e nga mendja eksiq mospërf. *Kërcu nga mendja. Të kripsha mendjen! iron. mospërf. shih kripsha trutë! iron. mospërf. I krisi mendja (dikujt) shih i krisi koka (dikujt). I krisur nga mendja i vrazhdë e i pasjellshëm; jo i arsyeshëm; kokëkrisur; i shartuardegë përb. M’u kthye (më ndërroi) mendja u binda për diçka dhe nisamendoj ndryshe ose të mos bëj atë që kisha menduarparë; e lashë një mendimmëparshëm, u tërhoqa nga ajokisha vendosur; m’u prish mendja; m’u kthjellua mendja; hoqa dorë. Ia kthej (ia ndërroj) mendjen (dikujt) e bëj dikëmendojë ndryshe ose të mos bëjë atë që kish menduarparë; e bind që të ndryshojë mendim ose të tërhiqet nga ajokish vendosur; ia prish mendjen. M’u kthjellua mendja. 1. U qartësova e nisagjykoj mirë e drejt; më iku lodhja a turbullimi dhe e kujtoj fare qartë diçka. 2. Nuk kam më atë mendimkisha, mendoj ndryshe; m’u kthye (më ndërroi) mendja. Ia kulloi mendjen (dikujt) e bëri që të njohë mirë e të kuptojë diçka, e bëri t’i shohë gjërat ashtu siç janë; ia shpëlau mendjen; ia shpëlau kokën. I kullot mendja (gjetkë) (dikujt) mendon për dikë a për diçka tjetër ose që ndodhet larg, mendimi i shkon për një kohëgjatë te dikush a te diçka, nuk e ka mendjen këtu, mendon për shumë gjëratjera lirisht e vetvetiu; sodit lirisht; i bredhërin mendja; i livadhis mendja; i fluturon (i ikën) mendja3. S’i kuqet *e bija e mendjes (dikujt) përçm. E laj mendjen (nga dikush a nga diçka) nuk mendoj më për dikë a për diçka, ndërpresmenduar për të; nuk shpresoj më që ta shoh dhe e harroj; e heq (e shkul) nga mendja (dikë a diçka); e hedh (e lë) pas mendsh (dikë a diçka).Është lehtësuar nga mendja (dikush). 1. I është dobësuar kujtesa dhe përgjithësisht aftësia mendore (zakonisht nga pleqëria). 2. tall. Është bërë mendjelehtë; është trëndelinë (nga mendja). La mendjen (pas dikujt a pas diçkaje) u habit shumë, u çudit, u mahnit, mbeti si i shastisur; shkalloi fare, u çmend pas dikujt a pas diçkaje; humbi mendjen; la mendtë (e kokës); humbi mendtë (e kokës); la sytë. E ka lënë mendja (dikë) është bërë budalla; është marrosur, është çmendur; e lanë (e lëshuan) mendtë; e kanë lënë trutë; është prishur nga mendtë (dikush). lësh mendjen (pas dikujt a diçkaje) është shumë i bukur, shumë i mirë; t’i marrësh (t’i rrëmbesh) kokën (dikujt); shtie hënën përdhe (dikush);rrëzon nga kali (dikush). E la mendjaudhë (dikë) u hutua fare, s’ështëvete, s’di ku është a ç’duhetbëjë, u shastis; e humbi toruan (dikush); e humbi busullën (dikush);e humbi si lepurithekra (dikush). I livadhis mendja (dikujt). 1. Nuk është i përqendruar, e ka mendjenshpërndarë, i shkon mendja lirisht nga një gjë në një tjetër; i bredhërin mendja; i kullot mendja (gjetkë); i fluturon (i ikën) mendja3. 2. Ëndërron lirisht për gjërapaarritshme, fantazon. Lodh mendjen (për diçka) mundohemkuptoj diçka a të gjej një zgjidhje; përpiqem me këmbënguljemësoj a të përvetësoj diçka; vras mendjen; më hahen mendtë (ndër vete); lodh trurin; lodh kokën (kryet). Nuk më luan mendja nuk tundem nga mendimikam; jam i vendosur për diçka; nuk ndërroj (nuk kthej) mendje. Luajti nga mendja (dikush) u çmend, shkalloi, lajthiti, shkau; luajti mendsh (nga mendtë); lajthiti nga mendtë; i iku mendja (dikujt); u prish nga mendja; doli mendsh; mori malet. E luajti nga mendja (dikë) e çmendi, e shkalloi; e luajti mendsh (nga mendtë) (dikë). (Po) më luan mendja (e kokës) po çmendem nga dhembjemëdha, nga shumë shqetësime, telashe a probleme që s’di si t’i zgjidh; s’di ç’të bëj nga gjithë ato halle; po humbas arsyen e gjykimin; po çmendem; (po) më luan (më ikën) kapaku i kokës; (po) më digjet mjekra. Ia mori mendjen (dikujt) shih ia mori mendtë (dikujt). Ma merr (ma ha, ma pret) mendja jam i bindur për diçka; besoj se mund ta bëj një punë a se mundndodhë diçka; besoj, kujtoj se...; ma do mendja. Ta merr (ta pret) mendja natyrisht, kuptohet vetvetiu, kuptohet lehtëashtu është; s’ka se si të jetë ndryshe; sigurisht, patjetër, s’ka dyshim; s’do mend; është afër mendsh; del (vjen) vetvetiu; merret vesh; s’do fjalë. Merr mendjen (e dikujt) dëgjon vetëm fjalët e dikujt, vepron siç thotë ai, nuk gjykon vetëmënyrëpavarur; merr mendtë (e dikujt). I ka marrë mendja (koka) *erë (dikujt). I ka marrë mendja *revan (dikujt) përçm. Mbaj mendjen! kujdes, të mos lajthitësh!; ejavete!;mos u lësho e mos e humb! E mban mendjen (te dikush a te diçka) mendon vazhdimisht për të, nuk e harron për asnjë çast; e ka mendjen (te dikush a te diçka); i punon mendja; i rreh mendja; i rri mendja; i mbeti (i ngeli) mendja; i qan mendja (për dikë a për diçka). mban mendja (për diçka a te dikush) shpresoj te dikush a te diçka; vetëm nga ai ose nga ajo pres diçka; besoj; kam shpresë; i var shpresat (te dikush a te diçka);e kam syrin (i kam sytë) (te dikush a te diçka); i mbaj sytë (te dikush a te diçka). E mban mendjen në *vend (dikush). I mbeti (i ngeli) mendja (te dikush a te diçka) nuk e harron; i ka bërë përshtypje a ka merak dhe gjithnjë për të mendon; e ka mendjen; e mban mendjen; i punon mendja; i rreh mendja; i rri mendja; i qan mendja (për dikë a për diçka). Më ka mbetur (më ka ngelur) në mendje (diçka) nuk e harroj dot, për atë mendoj; nuk më hiqet (nuk më shqitet) nga mendja.mbiumendje (diçka) më erdhi papritur një mendim e m’u ngulkokë; aty e kam mendjen; shkrepimendje; më mbiukokë (në krye); më mbiu në tru. E mblodhi mendjen (dikush). 1. Vendosi për diçka, pasi s’kishte ç’të priste më ose të shpresonte për një gjë; u mendua mirë e u bindkthehejrrugëmbarë; e ndau mendjen; e mblodhi (e ndau) mendjen top; i ra mendjes prapa; i erdhi mendjavend (dikujt); i thirri mendjes; i vuri gishtin kokës; i shtrëngoi rrathët. 2. U qetësua pasi u sigurua për diçka, nuk ka më frikë a dyshime. Mbuloi *balta baltën përb. Ia mbush mendjen (dikujt) e bind më në fund për diçka, e bëj që të mos jetë më i lëkundur a mëdyshas; ia mbush kokën (kryet). M’u mbush mendja u binda plotësisht për të bërë diçka; e vendosa, s’kamlëkundje, nuk jammëdyshas; jam i bindur e nuk dyshoj më; m’u mbush mendja top; m’u mbush mendja qyp; më fle mendja. Nuk i mbushet mendja (dikujt) nuk bindet a nuk beson për diçka; dyshon shumë dhe s’është i vendosur për diçka; nuk arsyeton mirë; nuk i mbushet koka (kryet); nuk ha arsye (dikush); s’lidhet as për bishti as për krye (dikush); s’i fle kandari. M’u mbush mendja *qyp. M’u mbush mendja *top. Me mendjearratisur. 1. I shpërqendruar fare; krejt i hutuar, sa s’di si të veprojë; me mendjeçakërdisur.2. Që ka humbur diku, i tretur larg; i shpërndarë. Me mendjeçakërdisur krejt i hutuar, sa s’di si të veprojë; i shpërqendruar fare; me mendjeprishur; me mendjearratisur. Me mendjeerrësuar i paaftë për t’i parë gjërat ashtu si janë, i shastisur. Me mendjeerrët me synimekëqija; me gjykimerrësuar. Me mendjefjetur. 1. I qetë, pa ndonjë shqetësim; i sigurt për diçkapres; pa merak. 2. I ngathët nga mendja; jo shumë i zgjuar. Me mendjeftohtë jo i lodhur a i ngarkuar mendërisht, i qartë; që e merr diçka shtruar e me qetësi, i qetë; kund. me mendjenxehtë. Me mendjelehtë me mendjelehtësi. Mendja e madhe mendjemadhësia. Me mendjembledhur. 1. Duke qenë i vendosur për të vepruar ose për të mos vepruar, kur e ke punënqartë dhe nuk ke ç’pret më a nuk shpreson më për diçka; pa lëkundje e pa mëdyshje; me mendjembushur; me mendjendarë. 2. I qetë, pa ndonjë shqetësim; qetësisht; me mendjeshtruar. Me mendjembushur i bindur përfundimisht për diçka, i palëkundur, i pamëdyshje; me mendjembledhur; me mendjendarë. Me mendjendarë i vendosur njëherë e mirë për diçka, i bindur e i palëkundur; pa mëdyshje; me mendjembledhur; me mendjembushur. Mendje e ndritur lart. njeri i ditur, me veti e meritalarta, shumë i ngritur e i shquar; kokë e madhe. Me mendjendriçuar (të ndritur) i ditur e i kulturuar; i arsimuar e i civilizuar. Me mendjendryshkur keq. që ka mbetur prapa zhvillimitjetës e të shoqërisë, i prapambetur, i vjetruar, i mykur. Me mendjengritur i shqetësuar për diçka, që i punon mendja për diçka, i paqetë; kokën këtu e këmbët atje (dikush); kund. me mendjeshtruar. Me mendjenxehtë shumë i shqetësuar dhe i nxituar; me inat a me zemërim, i nxehur, i ndezur; me kokëndezur (të nxehtë); kund. me mendjeftohtë. Me mendjenjomë ende i papjekur, si fëmijë; i parrahurjetë, delikat. Me mendje plot i mençur, i ditur; me kokë plot. Me mendjeprishur i hutuar e i çoroditur, sa s’di ku jam e ç’duhetbëj; i shqetësuar e i shpërqendruar; me mendjeçoroditur. Me mendjeshtruar duke e parë punën me gjakftohtësi; i qetë; me mendjembledhur; kund. me mendjengritur. Me mendjetredhur keq. i mpitë nga trutë, i paaftëmendojë si duhet, torollak. Me mendjeturbullt (të turbulluar) i hutuar; i trullosur; i paqartë në të menduar. *I metë (çyryk, sakat) nga mendja (nga trutë) (dikush). E ndava mendjen (për diçka) e vendosa një herë e mirë për diçka, jam i bindur e nuk kamlëkundje; e mblodha mendjen; e mblodha (e bëra) mendjen top; lidha mendjen; i dhashë karar (diçkaje). Ndriçoj mendjen fitoj dije e kulturë, arsimohem, bëhem i ditur. Ia ngriti mendjen (dikujt) e bërimendojë me shqetësim për diçka, e nxiti a e bindi që të bëjë diçka sa më shpejt; ia bëri mendjen veri; ia bëri mendjen firifiu. M’u ngrit mendja. 1. Nuk jam më i qetë, e kam mendjen te diçka tjetër që më shqetëson. 2. Më erdhi menjëherë një mendim për të bërë diçka dhe s’rri dot pa e bërë; më shkrepi, më hipi; m’u mendja veri. E ngul (e ngulit) në mendje (diçka) e shoh a e dëgjoj me kujdes ose e mësoj shumë mirë që të mos e harroj, bëj që të më mbetetkujtesë për shumë kohë; e mbaj mend; e ngul (e ngulit) në kokë (në krye); e ngul (e ngulit) në tru; e var (e vë, e mbaj, e kam) vathvesh; e vë (e fut) në xhep; kund. e heq (e shkul) nga mendja. Iu ngul (iu ngulit) në mendje (dikujt) i ka lënë mbresaforta e të pashlyeshme sa nuk e harron për shumë kohë; i ra në mendje; iu ngulkokë; iu ngul (iu ngulit) në tru; i ka rënë në tru të vogël. S’ma nxë mendja (diçka) shih s’ma nxë koka (diçka). E nxjerr nga mendja (dikë a diçka) e harroj vetë, nuk duamendoj më për dikë a për diçka; e lë në harresë, nuk dua ta kujtoj; heq dorë nga një mendim. I pëlqen mendja (e vet) (dikujt). 1. Është mendjemadh, i duket vetja si më i zgjuari, s’dëgjon askënd; shet mend (dikush); ika hyrë vetjaqejf; u jep mendtjerëve (dikush). 2. Vepronkokë të vet, pa pyetur njeri; i duket e mirë vetëm ajobën ai. S’ma përthekon mendja (diçka) shih s’ma merr (s’ma pret) mendja. Piu mendjen (dikush) mospërf. shih u tapë (dikush).E pjek mendjen (për diçka) vendos për diçka; e ndaj mendjen; i jap karar. I pjell mendja (dikujt). 1. Është i zoti për të shpikur dhe për të krijuar gjërareja; e ka mendjen femër (dikush); i pjell koka; i pjell truri. 2. keq. Sajon gjërapaqena, trillon. S’ia pret (s’ia kap, s’ia rrok) mendja (dikujt) nuk e kupton, nuk e kap dot diçka; s’i hynkokë; s’ia pret koka; s’ia pret truri; nuk ka (as) pesë (as dy) para mend (dikush).I pret mendja *hollë (dikujt). bën atë që s’ta pret mendja (dikush) të bën një të keqemadhe; është njeri i pamëshirshëm, që bën shumëkëqija e nuk përgjigjet përpara askujt; është kriminel; bën gjëmën; të vret e s’të paguan; vret e pret. Ia prish mendjen (dikujt). 1. E bëjmendojë ndryshe; e bëjbesojë atë që i them unë, të mendojë a të veprojë si i them unë; ia kthej (ia ndërroj) mendjen; ia marr mendtë. 2. E hutoj dikë, e turbulloj; ia marr mendtë; ia bëj kokën (mendjen) dhallë; ia bëj kokën (mendjen) sallatë. M’u prish mendja. 1. Fillovamendoj ndryshe; nuk ruaj po atë mendim; m’u kthye (më ndërroi) mendja. 2. U hutova, u turbullova; m’u çakërdis mendja; m’u mendja ujë; më merren mendtë; e kam mendjenprishur. U prish nga mendja (dikush) u çmend, u marros; u prish nga mendtë (mendsh); luajti mendsh (nga mendtë); i iku mendja (dikujt); iku nga mendtë; doli mendsh. I punon mendja (dikujt). 1. Është i zgjuar, i kap a i zbulon gjërat shpejt; i punon truri; i punon koka. 2. (për diçka). Mendon gjithnjë për diçka; e ka mendjen; e mban mendjen; i rri mendja (te diçka); i rreh mendja; i mbeti (i ngeli) mendja (te diçka); i qan mendja.*Pykë nga mendja. I qan mendja (për dikë a për diçka) mendon shumë për dikë a për diçka, është i shqetësuar për të; ku ta gjejë që ta ketë, e dëshiron shumë; e ka mendjen; e mban mendjen (te dikush a te diçka); i rri mendja (te dikush a te diçka); i punon mendja; i rreh mendja; i mbeti (i ngeli) mendja (te dikush a te diçka); i qan syri. *Qyqe nga mendja. Është ronitur nga mendja (dikush) është matufosur; ka rrjedhur, ka lënë; ka rrjedhur nga mendja; është ronitur nga trutë. E ruajmendje (dikë a diçka) nuk e harroj, e kujtoj vazhdimisht me dashuri. Rrah mendjen (për diçka) mendohem mirë e mirë për diçka, e shoshit si duhet diçka; lodh mendjen; vras mendjen; bluaj me mend. I rreh mendja (për diçka) është i shqetësuar për diçka dhe për atë mendon vazhdimisht; e ka mendjen (te diçka); e mban mendjen (te diçka);i punon mendja; i rri mendja (te diçka); i mbeti (i ngeli) mendja (te diçka); i qan mendja. Rrëshqiti nga mendja (dikush) u çmend, lajthiti, shkau; luajti nga mendja; luajti mendsh (nga mendtë); lajthiti nga mendtë; doli (iku) nga faza. I rri mendja (diku ose te dikush a te diçka) mendon vazhdimisht për dikë a për diçka; është i shqetësuar e ka merak vetëm për të; nuk i hiqet (nuk i shqitet) nga mendja (dikush a diçka);i mbeti (i ngeli) mendja; i qan mendja (për dikë a për diçka); e ka syrin (ika sytë) (te dikush a te diçka). I rri (i rreh) mendja në një *vend (dikujt). *Rrip nga mendja përb. Ia rrit mendjen (dikujt) i bëj lëvdatatepruara, e bëjmburret e t’i pëlqejë vetja; bëj që ta ndiejë veten mbitjerët. I është rritur mendja (dikujt) është bërë mendjemadh, është fodull, mburret e krekoset; shet mend (dikush); i ka hipur mendjaqafë (në qiell); i është rritur hunda; i ka ngritur veshët (dikush); ka ngritur bishtin (dikush); mbahet më të madh (dikush); i ka hyrë vetjaqejf; i ka hipur kalit lakuriq (dikush);e mban bishtin përpjetë (dikush) iron. Ka rrjedhur nga mendja (dikush) është matufosur, nuk kupton shumë e nuk mban mend, ka rrjedhur; bën si budalla, bën budallallëqe; ka rrjedhur nga trutë; i është trashur mendja (dikujt); është ronitur nga mendja. Nuk ta rrok (nuk ta kap) mendja (diçka) është e pabesueshme a shumë e çuditshme, as që mundmendohet; nuk ka anë e udhë.*Rrotë nga mendja përb. I sillet (i vjen) mendja (koka) përqark (*rrotull) (dikujt). Ia sjell mendjen përqark (*rrotull) (dikujt). E sjellmendje (dikë a diçka) e kujtoj; e sjell ndër mend; e shkojmendje. Ia sjell mendjen përqark (dikujt) shih ia sjell mendjen rrotull (dikujt).Ia sjell mendjen *rrotull (përqark) (dikujt). Me sytë e *mendjes. E shkojmendje (diçka) e mendoj; e kujtoj rrëshqitazi; e sjellmendje. Më shkon (më vete) mendja. 1. Mendoj se është..., them se...; kujtoj. 2. (për diçka). Kam dëshirë për diçka, më teket për diçka. 3. Mendoj për dikë a për diçka; kujtohem për dikë a për diçka; erdhi (më vajti) në mendje. Shkoj (vete) me mendjen (se)... kujtoj (se)..., besoj (se)...; ma thotë mendja (se)... I shkrepimendje (diçka) i erdhi një mendim i shpejtë e i papritur për diçka; i mbiumendje; i shkrepikokë. Ia shkuli nga mendja (diçka) bëri që të mos e kujtojë më, ta harrojë, të mos mendojë më për të a të heqë dorë prej saj; ia shkuli nga koka. Na shkuli mendjen e kokës (dikush) na lodhi e na mërziti shumë me të bërtitura, me ankime etj., na dhemb koka prej tij; na shkuli nga mendtë. I shtegton mendja (dikujt) nuk është i përqendruar; mendon kalimthi për gjërandryshme; i bredhërin mendja; i livadhis mendja. E shtroi mendjen (dikush) arriti në një përfundimcaktuar dhe mori një vendim për një çështje, e gjykon tashmë me gjakftohtësi; e mblodhi mendjen. Shtrydh mendjen (për diçka) mendohem fort për të kujtuar diçka, për të gjetur një zgjidhje etj.; vras mendjen; shtrydh trutë; shtrëngoj kokën me duar. I është trashur mendja (dikujt) nuk është më i zgjuar, është bërë si budalla; ka rrjedhur nga mendja (dikush); i është trashur koka; i është trashur truri; i ka zënë dhjamë truri (truri dhjamë); kund. i është holluar mendja. *I trashë nga mendja (nga trutë, nga koka). E tret mendjen mendoj për diçkalargët ose që ka ndodhur shumë kohëparë; harrohem duke menduar për dikë a për diçkalargët. Trupi *boçkë e mendja lomçkë mospërf. Trupi (shtati) *pyll e mendja fyell. M’u turbullua (m’u mjegullua) mendja nuk mendojqartë e nuk e kamvetendorë, jam i turbulluar; m’u errësua mendja. Ma turbulloi (ma mjegulloi) mendjen (dikush a diçka) më bëri që të mos i shohgjërat qartë ashtu siç janë, të mos i kuptoj drejt dheveproj gabim; errësoi mendjen. E kam tharë mendjen (për diçka) shih e ndava mendjen (për diçka). Ma thotë mendja se... mendoj se..., kujtoj se...; pandeh; ma do mendja; ma ha (ma merr, ma pret) mendja se...; shkoj (vete) me mendjen (se)...thotë një mendje (një mendjethotë) mendoj një herëveproj në një mënyrëcaktuar, prirem për të vepruar kështu ose ashtu. Ç’të thotë mendja. 1. Ç’mendim ke për diçka; ç’ke ndër mendbësh, si mendonveprosh. 2. iron. Ç’pandeh ti, kujton se je ashtu si mendon vetë?!; sigurishtgabon. I thërras mendjes përpiqempërmbahem e të mendoj mirë për një veprim, nisarsyetoj si duhet e të kuptoj drejt; e mbledh mendjen; i vë gishtin kokës; e vë gishtintëmth; i bie veshit; i thërras arsyes. Të ka vdekur mendja! mospërf. mendon a flet gjërakota e pa vlerë, nuk e kupton drejt realitetin; s’jerregull nga mendtë, ke rrjedhur. I vë mendjen (dikujt a diçkaje). 1. E dëgjoj me vëmendje. 2. Shqetësohem për dikë e kujdesem që të shkojë mirë. 3. (diçkaje). E shoh a e ndjek me kujdes, e trajtoj me vëmendje; i vë mend; vë re (dikë a diçka). E vë në mendje. 1. (diçka). E ruajkujtesë për të mos e harruar, kam kujdes që ta kujtoj kur duhet; e vë ndër mend; e mbaj (e kam) parasysh. 2. Mendojbëj diçka; bëj mend. vërtitet mendja jam i shqetësuar, mendoj lloj-lloj gjërash; kam shumë kokëçarje e nuk di si t’ia bëj; jam krejt i hutuar; buçet koka; më vjen (i sillet) festja (takija) rrotull (përqark); më vjen (m sillet) mendja (koka) vërdallë; më vjen tjegulla përqark. E vërtit nëpër mendje (diçka) mendoj shumë për diçka, e shoshit ngagjitha anët, mendoj gjatë para se të marr një vendim për diçka; vras mendjen. erdhi (më vajti) në mendje m’u kujtua; synova, mendova se...; shkon (më vete) mendja; më erdhi (më shkoi) ndër mend; më erdhikokë. I vjen mendja të marrit (diku) është rrëmujë e madhe, s’kupton dot ku je, me kë je e çfarë bëhet; s’e njeh qenizotin; nuk e merr vesh (nuk e njeh) i paridytin. vjen (më sillet) mendja (koka) *rrotull (përqark). I erdhi mendjavend (dikujt). 1. U përmend, e mblodhi veten, kupton se ku është. 2. U bind e u ndreq pas një çoroditjeje, u shtrua, u përmblodh, mendon si duhet; tregon pjekuri; e mblodhi mendjen (dikush).vjen (më sillet) mendja (koka) *vërdallë (dikujt). Vras mendjen (për diçka) mendohem shumë, përpiqem shumë për ta zgjidhur diçka; e arsyetoj dhe e rrah ngagjitha anët diçka; shtrydh mendjen; rrah mendjen; më hahen mendtë (ndër vete); vras trutë; vras kokën; shtrëngoj kokën me duar.zien mendja jam shumë i shqetësuar për dikë a për diçka, aty e kam mendjen dhe s’di ç’të bëj; zien (më mizëron) koka; më ziejnë trutë.

MËNDJE

MË́NDJ/E,~A f.ushqyerit e foshnjës a të voglit me gji.


Rezultate të ngjashme

MENDJEÉRË mb. Mendjelehtë, kokëbosh. Një kalorës mendjeerë. Ca shtegtarë mendjeerë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MENDJEGÚR mb. Që është kryeneç, kokëfortë.Sin.: kryeneç, kokëfortë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MENDJEHÚ mb. 1. Që nuk i mbushet mendja, që s’e kthen mendjen ndryshe; që kërkon t’i bëhet e tija; kokëfortë. Një pasha mendjehu.2. I trashë nga mendja, kokëgdhe. Nuk matet një i d…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MENDJEHÚ ndajf. Pa dashur të kuptojë dhe pa arritur t’i kapë gjërat, kokëfortë; kokëgdhe. Mbeti mendjehu.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MENDJEKÉQ,~E mb. 1. Që i shkon mendja për keq, që ndjell keq, ndjellakeq.2. Që mendon vetëm për të bërë keq, që ka qëllime të këqija për dikë a për diçka, mendjezi, mendjelig, pjer…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MENDJE/KÉQ,~KÉQI m. sh. ~KËQÍNJ, ~KËQÍNJTË Ai që ka mendon për keq, ai që ka synime të këqija, ai që është mendjekeq; kund. mendjemirë. Çfarë pjell një mendjekeq, nuk mund ta përmi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MENDJELÍG,~Ë mb. Që ka qëllime të liga, që bluan në kokë mendime të këqija për të tjerët; që i shkon mendja për keq; mendjekeq; kund. mendjemirë. Njeri mendjelig. Grua mendjeligë. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MENDJELLÍ mb. 1. Që shet mend, mendjemadh. Njeri mendjelli.2. si em. m. e f. Njeri mendjemadh. Të tëra i dinë ata mendjellinjtë!

Shfaq përkufizimin e plotë →

MENDJE/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që i punon mendja vetëm zi, që mendon për të bërë të keqen; që i shkon mendja gjithnjë për të keq, që ndjell keq; që ngjall mosbesim; mendjekeq, mendjelig, k…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.