Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MENDIMTÁR,~E mb. 1. Që shquhet për aftësi mendore krijuese dhe që merret me probleme të thella të tipit filozofik. Është natyrë mendimtare. Është qenie mendimtare.
2. Që ka të bëjë me probleme të thella të natyrës, të shoqërisë dhe të dijes në përgjithësi. Ka kryer veprimtari mendimtare. E fitoi betejën mendimtare.
✱Sin.: filozofik, mendues.
MENDIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka aftësi të mëdha mendore krijuese dhe që merret me probleme të thella të natyrës, të shoqërisë njerëzore e të diturisë; filozof. Mendimtar i madh (i shquar, gjenial). Mendimtar revolucionar (përparimtar). Veprat e mendimtarëve të së kaluarës (të lashtësisë, të shekullit XIX, të kohës sonë). Mendimtarët e Rilindjes.
✱Sin.: filozof, mendues.
MENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Të menduarit; veprimtaria mendore; mënyrë të menduari. Truri është organi i mendimit. Ra (u zhyt) në mendime. E futi në mendime.2. Ajo që mendon dikush,…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDIMÓR,~E mb., libr. Që lidhet me mendimin, që i përket mendimit, i mendimit. Liria e shprehjes mendimore. Zhbirimet mendimore të autores në roman.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDIMTÁR,~E mb. 1. Që shquhet për aftësi mendore krijuese dhe që merret me probleme të thella të tipit filozofik. Është natyrë mendimtare. Është qenie mendimtare.2. Që ka të bëjë …
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka aftësi të mëdha mendore krijuese dhe që merret me probleme të thella të natyrës, të shoqërisë njerëzore e të diturisë; filozof. Mendimtar i mad…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDIMTARÍ,~A f. Tërësia e mendimeve krijuese, letrare e filozofike të një individi, të një drejtimi kulturor etj. Idetë dhe mendimtaria e shkrimtarit. U dallua për mendimtarinë e …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë