Fjalori
MENDIM

MENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1.menduarit; veprimtaria mendore; mënyrëmenduari. Truri është organi i mendimit. Ra (u zhyt) në mendime. E futimendime.
2. Ajomendon dikush, ajoarrin dikush me të menduar; pikëpamja ose bindjakemi për dikë a për diçka; gjykim, mendje, vlerësim. Mendim i qartë (i errët). Mendim i mirë (i bukur). Mendim i drejtë (i padrejtë, i shtrembër, i gabuar). Mendimi im (yt, i tij, ynë) për diçka. Sipas mendimit tonë. Mendimi i popullit (i masave, i punëtorëve). Mendime e propozime. Luftë mendimesh. Them (shpreh) një mendim. Kam një mendim. Jam i mendimit se... Tërheq mendimin e masave. Pajtohemimendime. Jam i një mendimi me të. M’u këput filli i mendimeve. Më erdhi (më lindi, më shkrepi) një mendim. Bluan gjithfarë mendimesh. Ia bleu (ia kuptoi) mendimin. I lidh (i parashtron) bukur mendimet. Kanë mendimendryshme (të kundërta). I fsheh mendimet. Ia zbuloi mendimet. Hoqi dorë nga ai mendim. Ndërroi mendim. E përtyp mendimin e mendon mirë atë që thotë. Vete (shkoj) me mendimin se... veproj duke e marrë si të mirëqenë një fakt, një ide a një hipotezëcaktuar. Shkon me mendimin se ai do ta ndihmojë me patjetër beson se ai do ta ndihmojë me patjetër.
3. Ajoështë arritur nëpërmjet procesitnjohjes e të pasqyrimitbotës, shkalla e dijes e arritur me anë të të menduarit, njohje. Mendimi shkencor (filozofik). Mendimi politik. Mendimi pedagogjik.
4. filoz., logj., vet. nj. Produkt i trurit, domethënë i materiesorganizuarshkallën më të lartë; shkallë e veçantë, më e larta, në procesin e njohjes dhepasqyrimitbotës objektivendërgjegjen e njeriut. Mendimi dhe gjuha. Kategoritë e mendimit. Zhvillimi i mendimit.
Sin.: menduar, vlerësim, gjykim, mend, opinion, pikëpamje, arsyetim, hesap, njohje.


Rezultate të ngjashme

MENDIMÓR,~E mb., libr. Që lidhet me mendimin, që i përket mendimit, i mendimit. Liria e shprehjes mendimore. Zhbirimet mendimore të autores në roman.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MENDIMTÁR,~E mb. 1. Që shquhet për aftësi mendore krijuese dhe që merret me probleme të thella të tipit filozofik. Është natyrë mendimtare. Është qenie mendimtare.2. Që ka të bëjë …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MENDIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka aftësi të mëdha mendore krijuese dhe që merret me probleme të thella të natyrës, të shoqërisë njerëzore e të diturisë; filozof. Mendimtar i mad…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MENDIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka aftësi të mëdha mendore krijuese dhe që merret me probleme të thella të natyrës, të shoqërisë njerëzore e të diturisë; filozofe. Ajo ishte …

Shfaq përkufizimin e plotë →

MENDIMTARÍ,~A f. Tërësia e mendimeve krijuese, letrare e filozofike të një individi, të një drejtimi kulturor etj. Idetë dhe mendimtaria e shkrimtarit. U dallua për mendimtarinë e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.