Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MENDERÓSUR (i, e) mb. 1. Që është prishur keq, që është menderosur. Punë e menderosur.
2. I turpëruar, i fëlliqur. Megjithëse i menderosur, ai me paturpësi u vetëshpall simbol i virtytit.
✱Sin.: i dreqosur, i prishur, i fëlliqur, i turpëruar, i dhjerë, i pëgërë, i bajgosur.
MENDÉR pj., bised. 1. euf. Më fal që po ta them. Mender, në ardhtë me ty ndonjë idiot!2. përb. I keq, pa vlerë, palo. Këta mender drejtues. Është një mender burri. Mender vepër ka …
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDÉR parafj., euf., bised. Përdoret para emrave a përemrave në rasën rrjedhore kur përmendim diçka për të cilën i kërkojmë ndjesë bashkëbiseduesit që po e themi në atë formë. Men…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET euf. Bythë, prapanicë. Nuk e bëri se nuk i donte menderja. Nuk e vuri menderen në karrige. Donte të shpëtonte menderen e tij. Tall menderen në diçka nuk…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDERÓS vep., ~A, ~UR kal. E prish keq, e bëj keq, e fëlliq (për një punë a diçka tjetër). E menderose punën fare! E kishte menderosur letrën.✱Sin.: prish, turpëroj, fëlliq, dhjes…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MENDERÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Prishet keq, fëlliqet (një punë a diçka tjetër). Lëre se u menderos puna fare.2. vetv. Turpërohem përpara të tjerëve, fëlliqe…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENDERÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi dhe gjendja kur menderos ose kur menderoset diçka.2. Diçka e bërë keq, diçka e prishur keq, diçka që është menderosur, punë e menderosur. Kush do t’i r…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë