Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MENAXHÍM,~I m. Drejtim, kontrollim apo administrim i dikujt ose i diçkaje; veprimi kur menaxhoj ose kur menaxhohem. Menaxhimi i individëve. Menaxhimi i sëmundjes (i stresit). Kujdeset për menaxhimin efikas të biznesit të tij.
MENAXHÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ka si përgjegjësi të kontrollojë dhe të administrojë një biznes apo një organizatë. Përgjegjësia kryesore i rëndonte menaxherit.2. Ai që ka marr…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENAXHÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që ka si detyrë të kontrollojë dhe të administrojë një biznes apo një organizatë. Kërkoi të takonte menaxheren e kompanisë.2. Ajo që zgjidh dhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENAXHERÍAL,~E mb. Që lidhet me cilësitë e menaxherit ose të menaxhimit, që i përket menaxherit ose menaxhimit, i menaxherit a i menaxhimit; menaxhues. Fitoj një rol menaxherial n…
Shfaq përkufizimin e plotë →►MENAXH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e MENAXHÓJ. Futbollisti menaxhohej nga dikush.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENAXH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Drejtoj, kontrolloj, administroj (për dikë apo për diçka). Ka si detyrë të menaxhojë stafin që është i përfshirë direkt në rrjetin e shitjes. Men…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENAXHÚAR (i, e) mb. Që menaxhohet apo që është menaxhuar nga dikush a diçka. Ndërtesa të menaxhuara nga një kompani e vogël. Situatë e menaxhuar mirë. Rezervat natyror i menaxhuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENAXHÚES,~E mb. Që lidhet me menaxhimin, i menaxhimit; që menaxhon dikë a diçka; që shërben për të menaxhuar dikë a diçka. Grupi menaxhues i ndërmarrjes. Ekipi menaxhues i aplikac…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENAXHÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që menaxhon diçka a dikë; menaxher. Aplikacioni i ri do të jetë menaxhuesi më i mirë i librave elektronikë. Menaxhuesi kryen një grup të caktuar shërb…
Shfaq përkufizimin e plotë →MENAXHÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që menaxhon diçka a dikë; menaxhere. Menaxhuesja e shitjeve. Bisedoi me menaxhuesen e fondit monetar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MENAXHÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të drejtohet dhe mund të kontrollohet, që mund të menaxhohet. Informacion kompjuterik i menaxhueshëm. Një pajisje rrjeti e menaxhueshme. Situ…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë