Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MEMÉC,~E mb. 1. Që nuk mund të flasë fare, i pagojë. Njeri memec. Grua memece. Që atë ditë mbeti memec.
2. fig. Që mezi i nxjerr fjalët nga goja, që nuk përgjigjet kur e pyesin; shumë i heshtur (për njerëzit). Dëshmitar memec. Në një shoqëri memece.
3. fig. Që është pa njerëz, i tillë ku nuk dëgjohet zë njeriu ose kafshe, ku s’pipëtin asgjë; i shurdhët (për një vend). Shtëpi (rrugë) memece.
4. fig. Që nuk e ka aftësinë për të folur, që nuk mund të flasë, i heshtur (për gjërat). Pikturë memece. Sende memece. Vuajtje memece.
5. gjeogr. Pjesë e emërtimit për një lloj të hartave. Hartë memece hartë pa emra vendesh, që shërben për të ushtruar nxënësit që t’i gjejnë e t’i shënojnë vetë këta emra.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë