Fjalori
MEME

MEMÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Gjyshe. Memesë prej kohësh nuk i kishte bujtur asnjë mik.
2. Nusja (gruaja) e xhaxhaitbabait.

MEME

MÉM/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET mjek., bised. Sëmundja e majasëllit, hemorroidet.

MEME
MËMË

MË́M/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gruaja kundrejt fëmijëve të vet; gruaja që ka lindur fëmijë, nënë. Mëmë e dashur (e dhembshur). Mëmë me shumë fëmijë. Gjiri (qumështi) i mëmës. Mëmë e bijë. Gjuha e mëmës është gjuha e zemrës. Mëmë e babë. Vëlla nga mëma. U mëmë lindi fëmijë. Zonja mëmë u këndonte te djepi vëllezërve të mi.
2. zool. Femra e një kafshe, që ka pjellëvogël. Mëma e qengjit.
3. zool. Mbretëresha e bletëve, matka, amza. Mizat e bletës shkojnë pas mëmës.
4. bised. Përdoret për të emërtuar vjehrrën në shenjë dashurie e nderimi ose për t’iu drejtuar me dashuri e me nderim një gruajemoshuar. Shkojmë nga mëma! Ulu këtu, mëmë!
5. anat. Ani i gruas ose i femrësgjitarëve; shtrati i pjellës. Mëma e fëmijës.
6. bot., vet. nj. Bimë me farë, që luan rolin e femrës në kryqëzimin për të nxjerrë një lloj të ri. Zgjedhin mëmën.
7. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim, gurrë, amë. Mëma e përroit.
8. fig. Burimi i diçkaje, shkaku i një dukurie ose i diçkaje tjetër, a jo që pjell diçka; zanafillë. Mëma e fitoreve. Papunësia - mëma e varfërisë. Përtacia është mëma e shumë të këqijave. (fj. u.).
9. fig. Diçkaqëndron mbitjerat (nga vlera, nga rëndësia etj.), ajoqëndronkrye; ajoështë e parë, pas së cilës vijnëtjerat ose nga e cila varentjerat. Mëma e të gjithave.
10. fig. Diçka shumë e dashur dhe e shtrenjtë. Mëma jonë, Shqipëria.
Sin.: nënë, mámi, nënoke, amë, mbretëreshë, parëz, mëmëz, farëz, farje, matkë, an, burim.

MËMË

MË́MË mb. 1. biol. luan rolin e femrës në kryqëzimin për të nxjerrë një lloj të ri. Bimë (farë, rrënjë) mëmë.
2. fig. është burimi a shkaku i diçkaje, zanafilla e një qenieje a e një dukurie, që na ushqen e na mban gjallë. Natyra mëmë. Toka mëmë.
3. fig. qëndron mbitjerat (nga vlera, nga rëndësia etj.); që është krijuar përparatjerave, që ka ndihmuar për krijimin e të tjerave, e parë, pas së cilës vijnëtjerat. Anija mëmë.


Rezultate të ngjashme

MEMÉC,~E mb. 1. Që nuk mund të flasë fare, i pagojë. Njeri memec. Grua memece. Që atë ditë mbeti memec.2. fig. Që mezi i nxjerr fjalët nga goja, që nuk përgjigjet kur e pyesin; shu…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MEMÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Njeri që nuk flet fare, njeri i pagojë. Shkollë për shurdhët dhe për memecët. Memeci shkroi diçka në letër. Hesht si memec.2. fig. Njeri që mezi përgjigj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

MEMÉC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vajzë memece ose grua memece. Memecja u mundua të thoshte diçka me shenja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MEMECÍ,~A f., mjek. Të qenët memec, memecëri. U shërua nga memecia.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MEMECËRÍ,~A f. 1. Të qenët memec. Një studim shkencor për memecërinë.2. Heshtje e plotë. Memecëria ndaj të veprimit të tij të keq. Donte të siguronte memecërinë e kundërshtarëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

MÉMEZ,~A f. sh. ~A, ~AT Burma e gëzhojës, ku vendoset kapsolla.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.