Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MEMBRANOFÓN,~E mb., muz. Që i përket kategorisë së veglave muzikore që prodhojnë tinguj kryesisht me anë të një membrane të shtrirë vibruese; që ka të bëjë me këtë kategori. Një instrument membranofon.
MEMBRANIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET anat., bot., biol., fiz., tek. Formim i membranës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MEMBRANIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Formohet membrana; bëhet si membranë, merr formën e membranës.
Shfaq përkufizimin e plotë →MEMBRANIZÚAR (i, e) mb. Që ka marrë trajtën e membranës, që është bërë si membranë, që është membranizuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →MEMBRANÓR,~E mb. Që lidhet me membranën ose është karakteristike për membranën, i membranës; që përbëhet nga membrana. Mbulesë membranore e farës. Ind membranor. Flatër membranore…
Shfaq përkufizimin e plotë →MEMBRANÓR,~I m. sh. ~Ë,~ËT Send a qenie që mbështillet me membranë. Membranorët e gjallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MEMBRANÓZ,~E mb. Membranor.
Shfaq përkufizimin e plotë →MEMBRÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. anat., bot., biol. Cipë ose ind i hollë, që vesh a mbulon një organ të frymorëve, një farë, qelizën etj.; lëkurëz. Membrana e qelizës. Membrana e syr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë