Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MELODRÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. let. Vepër dramatike moralizuese, ku veprimi zhvillohet në mënyrë të tillë që ta mallëngjejë spektatorin e ta mbajë atë në një gjendje të ngritur, duke gërshetuar elementet e theksuara tragjike, me ato sentimentale dhe duke shfrytëzuar efektet e jashtme e situatat e papritura e artificiale. Melodramë mallëngjyese.
2. let., muz. Vepër dramatike, në të cilën fjala e personazheve shoqërohet me muzikë e me këngë (edhe hist.).
3. fig., libr. Ngjarje ose gjendje, gjatë së cilës shfaqen lirshëm lloj-lloj ndjenjash prekëse që shkaktojnë të qara e të qeshura. Pati një melodramë.
MELODRAMATÍK,~E mb. 1. let. Që lidhet me melodramën; që i përket melodramës, i melodramës. Zhanri melodramatik. Pjesë (shfaqje) melodramatike. Rol melodramatik. Me karakter melodra…
Shfaq përkufizimin e plotë →MELODRAMATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është melodramatik (për diçka ose për dikë). Melodramatikët që shkruajnë pa pushim për ikjet e tyre të dëshpëruara.
Shfaq përkufizimin e plotë →MELODRAMATÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është melodramatike (për diçka ose për dikë). Në veprën e tij ngërthehet melodramatikja dhe humoristikja.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë