Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MELANKOLÍK,~E mb. 1. Që është në një gjendje shpirtërore të zymtë e të rënë, që është pushtuar nga një trishtim i thellë, i trishtuar; që ka një natyrë të tillë; që shpreh melankoli. Është njeri melankolik. Takoi një vajzë melankolike. E vështroi me sy melankolikë. I hodhi një vështrim melankolik. Në fytyrë iu ndeh një buzëqeshje melankolike. Iu përsërit gjendja e mëparshme melankolike. Ka temperament melankolik (psikol.).
2. Që të bën të biesh në melankoli, që të ngjall melankoli. Dëgjoj këngë (melodi) melankolike. Vajtimet shquhen për tonin e tyre melankolik.
MELANKOLÍ,~A f. sh. ~, ~TË Gjendje shpirtërore e zymtë dhe e rënë, trishtim i thellë. Në fytyrë i vihej re një melankoli e pashfaqur ndonjëherë. E pushtoi një melankoli. Ra në mela…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë