Fjalori
MEKJE

MÉKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur mek dikë ose diçka ose kur mekem. Poshtë brinjëve ndjeu mekje.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: MEK
MEK

MEK vep., ~A, ~UR kal. 1. E lodh dikë sa e lë gati pa frymë, e bëj sa t’i bjerëfikët; e bëjqeshë a të qajë sa të gajaset, e këput. E mekupunë. Na meku gazit.
2. E dobësoj, e mpak, e shuaj (për zërin etj.). E meku zërin fare.
3. E lag pak diçka, e njom pak sa të zbutet. E mekën duhanin (me ujë). I mekin rrobat (para se t’i hekurosin).

MËK

MËK onom., bised. Përdoret për të treguar mungesën e të folurit, të përgjigjes a të kundërshtimit.
S’bën *gëk (as gëk as mëk) (dikush).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.