Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MEKANÍK/Ë,~A f. 1. fiz. Degë e fizikës, që studion ligjet e lëvizjes së trupave në hapësirë e forcat që e shkaktojnë këtë lëvizje, si edhe ligjet e drejtpeshimit të trupave; degë e teknikës që merret me studimin dhe zbatimin praktik të këtyre ligjeve. Mekanika teorike (praktike, e zbatuar). Mekanika teknike. Mekanika e kuanteve. Teoria e mekanikës. Pjesët e mekanikës kinematika, statika e dinamika. Rregulla e artë e mekanikës.
2. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj dege në shkollë. Teksti i mekanikës. Provimi i mekanikës.
3. Teksti që përmban këto njohuri. I kishte humbur mekanika.
4. Tërësia e makinave ose e mjeteve të mekanizuara që përdoren kryesisht në bujqësi; makineri. Mekanika bujqësore.
5. astr. Pjesë e parë e emërtimit të një dege të astronomisë që studion lëvizjen e trupave qiellore Mekanikë qiellore.
MEKANÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me mekanikën, që i përket mekanikës, i mekanikës; që merret me mekanikë. Ligjet mekanike. Shkollë mekanike. Dega mekanike e fakultetit të inxhinierisë.
2. Që punon a lëviz me ndihmën e një makine ose të një mekanizmi; që bëhet me makinë. Mjete mekanike. Sharrë (pompë, sitë) mekanike. Lopatë (shkallë) mekanike. Endje mekanike. Mjelje (qethje) mekanike. Shirje (korrje, zhveshje) mekanike. Shpim mekanik.
3. Që ka të bëjë ose që merret me projektimin, me prodhimin dhe me ndreqjen e makinave e të aparateve të ndryshme, si edhe të pjesëve të tyre të veçanta. Industria mekanike. Uzinë mekanike. Repart mekanik. Baza (ofiçina) mekanike. Inxhinier mekanik.
4. Që shkaktohet nga një forcë e jashtme (tronditje, lëkundje, gërvishtje etj.), e cila vepron mbi diçka. Dëmtime mekanike.
5. fig. Që bëhet në mënyrë të vetvetishme e të pavullnetshme, në mënyrë të pavetëdijshme e pa u menduar; që është diçka e jashtme, jo e brendshme e organike; që punon e vepron si një makinë; që nuk kërkon ndonjë përpjekje të madhe mendore; i thjeshtë. Lëvizje mekanike. Punë mekanike. Zbatim mekanik. Lidhje mekanike. Shtesë mekanike. Riprodhim mekanik i mësimit. Në mënyrë mekanike mekanikisht. Shumica mekanike e votave shumica e thjeshtë. Kujtesë mekanike (psikol.).
MEKANICÍST,~E mb. Që pranon dhe ndjek filozofinë mekaniciste. Botëvështrim mekanicist.
Shfaq përkufizimin e plotë →MEKANICÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që pranon dhe ndjek filozofinë mekaniciste, ithtar i mekanicizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MEKANICÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që pranon dhe ndjek filozofinë mekaniciste, ithtarë e mekanicizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →MEKANÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me mekanikën, që i përket mekanikës, i mekanikës; që merret me mekanikë. Ligjet mekanike. Shkollë mekanike. Dega mekanike e fakultetit të inxhinieri…
Shfaq përkufizimin e plotë →MEKANÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtor i përgatitur a teknik që bën, përdor ose riparon makina, aparate e pajisje të ndryshme; teknik që mirëmban një makinë. Mekanik elektricist (hidrau…
Shfaq përkufizimin e plotë →MEKANÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punëtore e specializuar a teknike që bën, përdor ose riparon makina, aparate e pajisje të ndryshme; teknike që mirëmban një makinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →MEKANIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET tek. 1. Veprimi kur mekanizoj ose kur mekanizohet diçka. Mekanizimi i prodhimit (i bujqësisë).2. Pajisje e plotë ose e pjesshme e prodhimit me makina e …
Shfaq përkufizimin e plotë →MEKANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR tek., kal. Fut në prodhim makina e mekanizma të ndryshëm, pajis industrinë ose bujqësinë me makina e mekanizma për të zëvendësuar punën e dorës dhe për …
Shfaq përkufizimin e plotë →MEKANIZÚAR (i, e) mb. 1. tek. Që është pajisur me makina e me mekanizma; që është zëvendësuar me makina, që bëhet a vihet në punë me anën e makinave e të mekanizmave; kund. i pamek…
Shfaq përkufizimin e plotë →MEKANÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. tek. Tërësi veglash që përbëjnë një makinë, një aparat etj. ose një pjesë të tyre, me një ndërtim të brendshëm e me lidhje të tillë që të vënë në…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë