Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ME/J vep., ~HA, ~HUR 1. kal. E pakësoj sasinë ose vëllimin e diçkaje ca nga ca derisa të mbetet shumë pak ose të soset krejt; e mbaroj, e shteroj. Mej bukën (gjellën, verën). S’ia mehu bukën (ujin). Dhia e mehu qumështin.
2. kal. Ia ul intensitetin, fuqinë a vrullin diçkaje pak e nga pak derisa e ndërpres krejt, e pakësoj derisa e bëj të zhduket plotësisht; e ndaloj. E mehu duhanin (rakinë). Kali mehu vrapin. S’e mehën punën. Bilbili e mehu këngën. Kjo e trishtoi pak, por nuk ia mehu sinqeritetin.
3. jokal., vet. v. III Pakësohet pak e nga pak vetvetiu derisa të ndërpritet; mbaron, shteron; pushon. Mehu bora (shiu). Ka mehur burimi. Piu ujë dhe i mehu lemza. Mehu dhimbja. Mehu dhëmbi ndaloi dhimbja e dhëmbit. Mehu zhurma.
4. jokal. Pakësohet sasia e diçkaje, ulet niveli. Kishte mehur kroi.
5. jokal. Pushoj, hesht (zakonisht në urdhërore). Mej, mos fol më! Mej se na shurdhove! Mej se nuk janë përralla këto. Si nuk të mehu ajo goja e shkretë?
✱Sin.: mbaroj, shteroj, pakësoj, ndaloj, zhduket, bie, pushoj, hesht.
MEJÉND/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT tek. Mengene.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë