Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
MEGALOMANÍ,~A f. 1. psikol. Gjendje psikopatologjike që karakterizohet nga fantazi të pasurisë, fuqisë dhe gjithëpushtetshmërisë, mania e madhështisë, deliri i madhështisë. Megalomania është një çrregullim i personalitetit.
2. Të mbajturit me të madh, mendjemadhësi.
MEGALOMÁN,~E mb. 1. psikol. Që vuan nga deliri i madhështisë, që ka vetëvlerësim të tepruar i cili çon në kryerjen e veprimeve përtej mundësive ose vetive të dikujt. Pacient megaloman.
2. Që bëhet ose thuhet me vetëbesim të tepruar, që shkon përtej mundësive reale. Premtim megaloman. Projekt megaloman.
3. Që mbahet me të madh, mendjemadh. Një llogaritar megaloman.
MEGALOMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. psikol. Ai që është megaloman. Pas paraqitjes së vrazhdë të një megalomani, fshihet një gjendje e vështirë mendore.
2. Ai që mbahet me të madh, mendjemadh. Megalomanët duan të fitojnë me çdo kusht.
MEGALOBLASTÍK,~E mb., mjek. Që lidhet me një lloj anemie të shkaktuar nga sinteza e dëmtuar e ADN-së, e cila në shumicën e rasteve vjen nga mungesa e theksuar e vitaminës B12 ose …
Shfaq përkufizimin e plotë →MEGALOCERÓN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Gjini e zhdukur e drerëve që kanë jetuar në të gjithë Euroazinë nga epoka e pleistocenit deri në atë të holocenit të hershëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →MEGALOMÁN,~E mb. 1. psikol. Që vuan nga deliri i madhështisë, që ka vetëvlerësim të tepruar i cili çon në kryerjen e veprimeve përtej mundësive ose vetive të dikujt. Pacient megalo…
Shfaq përkufizimin e plotë →MEGALOMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. psikol. Ai që është megaloman. Pas paraqitjes së vrazhdë të një megalomani, fshihet një gjendje e vështirë mendore.2. Ai që mbahet me të madh, mendje…
Shfaq përkufizimin e plotë →MEGALOMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. psikol. Ajo që është megalomane.2. Ajo që mbahet me të madh, mendjemadhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë